1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Emigrantët në Bashkimin Evropian

Klaus Bofo4 Shtator 2005

Emigrantët ilegalë të dëbohen nga BE-ja, ndërsa ata legalë të integrohen më mirë

https://p.dw.com/p/ArDP
Franko Fratini, Komisioner i BE-së për drejtësi dhe politikë të brëndëshme
Franko Fratini, Komisioner i BE-së për drejtësi dhe politikë të brëndëshmeFotografi: AP

Komisioni i BE-së dëshiron të unifikoj trajtimin e kërkuesve për azil dhe të emigrantëve në të gjithë 25 shtetet anëtare. Komisioneri për drejtësi Franco Fratini prezantoi në Bruksel një katalog të masave që duhet të ndërmerren.
Emigrantët illegal të pengohen më rreptësisht, emigrantë legalë të
integrohen më mirë – kjo është strategjia e dyfishtë e Komisionit Evropian në këtë fushë, e cila tani po kalon çdo herë e më shumë në kopetenca të Brukselit. Po kështu Komisioneri Franko Fratini propozon njësimin e praktikës se dëbimit të emigrantëve jolegjitim.
“Njerëzit që qëndrojnë ilegalisht në BE duhet t’i kthejmë në shtetet e tyre, vetëkuptohet, duke respektuar të drejtat e njeriut. Nëse ne u premtojmë qytetarëve tanë, se do te debohen ilegalët, atëherë na duhet që të veprojmë,për t'mos e humbur besimin.”
Sipas të dhënave të Fratinit, në BE çdo vit u konfirmohet kthimi në vendet e tyre rreth 600 mijë ilegalëve, por debimi i tyre realizohet vetëm ndaj çdo të tretit. Komisioneri Fratini vlerëson se kjo është rrjedhojë e mungesës se konseguencës se nevojshme. Fratini dëshiron të harmonizojë edhe kohëzgjatjen e arrestimit për debimin e imigrantëve jo legjitim, duke propozuar qe burgosja e tyre duhet të zgjasë maksimalisht 6 muaj.
“Ka shtete që imigrantët ilegalë i mbajnë tre muaj në burg, kurse disa vende të tjera deri në 2 vjet. Tani do te zgjedhim rrugën e mesme për të njësuar këtë praktikë.”
Në rast se dëshmohet rrezikimi i sigurisë dhe qetësisë publike, shteti anëtar i BE-së duhet të vendose ndalimin per te hyre ne kete vend nga një deri në pesë vite.
Dhe kjo, pastaj do të vlejë për gjithë BE-në , pa të drejtë që shteti tjetër të shqyrtoj një vendim të tillë.
“Në këto raste ne do mbeshtetemi në principet e besueshmërisë reciproke dhe të solidaritetit në mes të shteteve anëtare. Nëse nje shtet dëbon nje person, atëherë ky vendim duhet të vlej automatikisht për 25 shtetet anëtare.”
Emigrantëve legal Fratini dëshiron t’ua lehtësoj integrimin; përveç të tjerave, ai propozon që çdo shtet të formoj forume për integrim, në të cilat do të duhej të ishin të përfaqësuara të gjitha grupet e rëndësishme shoqërore dhe organizatat e rëndësishme të të huajve. Italiani Fratini vlerëson praktikën franceze, ku nga imigranti legal kërkohet një dëshmi detyrimi për të respektuar kulturën dhe për të zbatuar rendin e drejtësisë në vendin ku ai dëshiron të integrohet. Por kjo praktikë tani për tani është vetëm një ide, sqaron Frattini.
“Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohen hapësira manovruese. Nuk duhet të ketë enklava,ku rendi i drejtësisë nuk do të respektohej, kur ështw fjala , pershembull në aspektin fetar.”
Kjo verejtje e Fratinit, edhe pse jo e thënë në mënyrë te drejtpërdrejtë, ka të bëjë me të drejtat e vajzave dhe grave të besimit islamik.