1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Energji ekologjike, ngrohje e pastër, kursim energjie - Programi i qeverisë në mbrojtje të klimës

Kinkartz, Sabine (DW Berlin) 5 Dhjetor 2007

Përmes 14 ligjeve dhe urdhëresave synohet që deri në vitin 2020 të ristrukturohet tregu i energjisë. Gjermania do që deri në 2020 të pakësojë emisionet e CO2.

https://p.dw.com/p/CXdf
Panela për sigurimin e energjisë dielloreFotografi: DW-TV

Kur shteti do t´i detyrojë qytetarët për diçka, nxjerr ligje dhe urdhëresa. Në Gjermani ndodh po ashtu si edhe në ishullin indonezian, Bali, ku qysh prej pesë vjetësh çdo çift i sapokurorëzuar duhet të blejë pesë pemë për mbrojtjen e klimës. Ata që divorsohen duhet të venë në dispozicion 25 fidanë. Por ministri gjerman i mjedisit, Sigmar Gabriel nuk shkon kaq larg. Në vend të kësaj ai u kushton rëndësi stimujve ekonomike, në mënyrë që qytetarët dhe ndërmarrjet të bëjnë diçka pë rmbrojtjen e klimës: „Ju mund të llogarsni, që me një miliardë euro subvencion në sektorin e restaurimit të godinave për energjinë mund të nxiten shtatë deri në tetë miliardë euro investime. Janë deri në 10.000 vende pune që preken. Ndërkohë që janë hapur 235. 000 vende pune në sektorin e energjive të rigjenerueshme. Ne parashikojmë, që me zgjerimin e sektorit të ngrohjes me energji të rigjenerueshme këto fronte mund të dyfishohen.“

Synohet rritja e kuotës së përdorimit të energjive alternativë

KfW Bankengruppe Windenergie
Kolektorë të energjisë së erësFotografi: KfW-Bildarchiv / Fotograf G.J. Lopata

Vetëm 6% e ngorhjes në Gjermani deri tani përftohet prej ngrohtësisë së Tokës, kolektorëve të energjisë diellore apo prej gazit biologjik. Deri në vitin 2020 kuota duhet të arrijë në 14%. Për ndërtimet e reja në të ardhmen do të vendosen kuota të detyrueshme për përdorimin e ngrohjes ekologjike. Gjithashtu standardet e energjisë për ndërtesat e reja si dhe për ndërtesat e vjetra të restauruara do të ashpëroshen në dy etapa. Për konsumatorët kjo do të jetë e leverdishme për shkak të kostove të ulëta të energjisë. Madje deri në vitin 2020, thotë ministri i mjedisit, është e mundur të kursehen pesë miliardë euro.

Objektivat për klimën të vihen në jetë - Mesazhi i Gjermanisë për konferenën e Balit

Biomasse- Heizkraftwerk
Gjenerator për ngrohjen nga biomasaFotografi: AP


Programi i qeverisë gjermane për klimën parashikon, që kuota e përdorimit të energjive të rigjenerueshme nga rreth dymbëdhejtë që është aktualisht të dyfishohet deri në vitin 2020. Në të njëjtën periudhë do të zgjerohet me 20% kuota e përdorimit të biokarburanteve. Nëse realizohen të gjitha këto deri në vitin 2020, Gjermania do të mund ta pakësojë me 40% kuotën e emisioneve të dioksidit të karbonit duke marrë si referencë vitin 1990. Ministri i mjedisit Gabriel e cilëson këtë si një ndër vendimet më të mëdha dhe më ambicioze në mbarë botën për mbrojtjen e kilmës: „Ky është dokumenti i vetëm konkret në mbarë botën, që ka për qëllim vënien në jetë të objektiva për mbrojtjen e klimës, shpresojmë që këtë do ta bëjnë edhe të tjerët."