1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

060109 interview ferrero-waldner gaza

Markus Rosch6 Janar 2009

Pozicioni i BE-së lidhur me zhvillimet në Rripin e Gazës. Bisedë me komisaren e BE-së për politikën e jashtme, Benita Ferrero-Valdner.

https://p.dw.com/p/GSpu
Benita Ferrero-Valdner

Komisarja e BE-së për politikën e jashtme Benita Ferrero-Valdner (Waldner) pas takimit me politikanë izraelitë dhe arabë në vendet e Lindjes së Mesme, në intervistë për stacionin gjerman ARD sqaron pozicionin e BE-së lidhur me zhvillimet në Rripin e Gazës: "Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, që ne i përmbahemi pozicionit që kemi shprehur më 30 dhjetor. Por njëkohësisht secili flet vet. Pra secili ka ndoshta një nuancë tjetër, thelbësorja është që çdo shtet ka të drejtën për t´u vetëmbrojtur, njëkohësisht duhet që kjo të bëhet gjithmonë me mjete proporcionale. Çfarë duan evropianët? Ne duam armëpushimin dhe njëkohësisht duam që ndihmat humanitare të arrijnë vërtetë tek popullsia. Këto janë pikat kyçe të pozicionit tonë dhe për këtë angazhohemi. Shpresoj, që t´ia dalim deri në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, duke avancuar edhe me punën tonë bindëse në këtë drejtim. Besoj, se ne duhet të vazhdojmë përpjekjet dhe të avancojmë, unë nuk i kam hequr shpresat, që do t´ia arrijmë."

E pyetur, se si e percepton gjendjen e krijuar në rajon si diplomate, e cila vizitoi të hënën Ramallahun dhe sot do të vazhdojë takimet në Jordani, Komisarja e BE-së Ferrero-Valdner nënvizon: "Në fakt jam shumë e trishtuar, sepse për më shumë se një vit jemi përpjekur pozitivisht të ndjekim procesin e Anapolisit. Unë kam qenë vetë anëtare e Kuartetit të Lindjes së Mesme, përmes të cilit jemi angazhuar për paqen, që tashmë ka pësuar një goditje prapaktheu. Unë jam e bindur, që ne nuk duhet të tërhiqemi. Ne duhet të kujdesemi që të rivendoset qetësia dhe që Hamasi e Fatahu t´i rikthehen procesit të pajtimit, që të vendoset një armëpushim afatgjatë me Izraelin dhe që kjo periudhë të shfrytëzohet për procesin e paqes."