1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Festa e flamurit nën hijen e statusit

Bekim Shehu27 Nëntor 2006

Joakim Rycker dhe Agim Çeku morrën pjesë në një ceremoni të organizuar nga TMK për festën e flamurit

https://p.dw.com/p/Aras
Familje shqiptare shkon të votojë
Familje shqiptare shkon të votojëFotografi: AP

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, tha se vendimi i indërmjetësit ndërkombëtar Marti Ahtisari për shtyrjen e zgjidhjes së statusit e ka zbehur festën e flamurit mirëpo, sipas tij, pavarësia e Kosovës është e pashmangshme.

Kryeadministratori i Kosovës Joakim Rycker, nga ana e tij thotë se zhvillimet në Kosovë po kalojnë në një fazë të rëndësishme të zgjidhjes së statusit. Në këtë linjë, ai kërkoi nga qytetarët e Kosovës dhe udhëheqësit e tyre politikë, që të tregohen të vëmendshëm dhe të punojnë ngushtë me faktorët ndërkombëtarë, në mënyrë që të arrihet synimi i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Këto deklarata, kryeministri Agim Çeku dhe shefi i UNMIK-ut Jokim Rycker, i bënë në një manifestim të shënuar nga TMK-së, në prag të 28 nëntorit festës së flamurit.

Në manifestimin e organizuar nga TMK për nder të festës së flamurit, të pranishëm ishin edhe komandanti i forcave paqeruajtëse gjenerali Roland Kather, shefat e zyrave diplomatike në Prishtinë dhe kryeadministratori i Kosovës, Joakim Rycker. Ky i fundit, tha se, Kosova ndodhët para një sfide për zgjidhjen e statusit të saj final, mirëpo sipas tij, ky synim duhet të arrihet nëse tregohet, unitet, maturi dhe qetësi.

"Shumë përpejkje janë bërë për të krijuar një Kosovë shumetnike. TMK është një shembull i mirë edhe për të tjerët se si duhet vazhduar përpara në këtë drejtim," tha Joakim Rycker. Ai tha se nderi për flamurin dhe nderi për ata që ranë për Kosovën, nuk duhet të minohet, nga ndonjë veprim i pamençur që mund të ndodhë në këtë fazë finale të zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Sidoqoftë, udhëheqësit politik kosovarë në të gjitha fjalimet e tyre me rastin e festës së flamurit, nuk ka lënë pa elaboruar fazën në të cilën ndodhet Kosova. Ata thonë së në fund të fundit shtyrja e zgjidhjes së statusit për disa muaj, nuk është edhe shumë e rëndësishme, sa është i rëndësishëm thelbi i zgjidhjes së statusit, që sipas tyre është pavarësia e Kosovës. Për këtë thonë udhëheqësit politik kosovarë kanë garanci ndërkombëtare.