1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Festohet fitorja e titullit kampion nga Bajerni

10 Maj 2010
https://p.dw.com/p/NKJo
Fitimtarët e Bajernit të Mynihut
Fitimtarët e Bajernit të MynihutFotografi: AP

Dhjetëra mijëra njerëz kanë festuar në Mynih fitoren e titullit Kampion nga ekipi i Bajernit. Trajneri Louis van Gaal dhe ekipi dolën para tifozëve duke i përshëndetur nga ballkoni i Bashkisë në sheshin Marienplatz. Për kampionin gjerman kjo është fitorja e 22 -të e titullit. - Në Angli ekipi i Çelsit me kapitenin e kombëtares gjermane Michael Ballack, ka fituar po ashtu titullin kampion. Në ndeshjen e fundit të kampionatit londinezët fituan kundër ekipit Wigan Atletik me rezultatin 8:0.

Autor: dpa/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi