1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillon punimet, Forumi i 10 ndërkombëtar ekonomik

10 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aql5

Shën Petersburg: Trashëgimtari i mundshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij do të jetë një nga 5 fuqitë ekonomike botërore deri në vitin 2020. Në hapje të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, zevëndës kryeministri, Sergei Ivanov, tha se Rusia synon të shndërrohet në gjigant të teknologjisë së lartë dhe industrisë.
Mbi 6.000 politikanë dhe menaxherë të biznesit nga mbarë bota marrin pjesë në forumin e sivjetëm. Zyrtarë perëndimorë thonë se Rusia mund të humbasë investimet e jashtme nëse ngec në planin e reformave ekonomike.