1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fjala e kancelarit gjerman me rastin e Vitit të ri

31 Dhjetor 2004

Në sfondin e katastrofës së tërmetit detar në Azi kancelari Schrëder bën thirrje për solidaritet

https://p.dw.com/p/Ar54
Kancelari gjerman Gerhard Shrëder
Kancelari gjerman Gerhard ShrëderFotografi: AP

Të nderuara bashkëqytetare, të nderuar bashkëqytetarë,

Pamjet e tmerrit të pakonceptueshëm, që shohim përditë na thonë: Ajo çka ndodh shumë larg nesh, na përket edhe neve. Viktima janë njerëz të një pjese tjetër të rruzullit tokësor dhe viktima janë edhe gjermanët, bashkëatdhetarët tanë. Në vuajtjen e përbashkët ne ndjejmë pandashmërinë e kësaj bote të vetme. Kjo botë është pllakosur nga një katastrofë natyrore e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Dhjetëra mijëra kanë vdekur, miliona njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë dhe kanë humbur në tërësi bazën e tyre të jetesës.


Përgjegjeja jonë e përbashkët duhet të jetë ajo e një bote unike. Kampet politike tani janë të parëndësishme, poashtu dallimet fetare dhe ideologjike. Bëhet fjalë për solidaritet të përgjegjësisë së përbashkët. Për të prekurit të cilët kanë nevojë për ndihmë, për fëmijët të cilët duhet të mirren në mbrojtje. Tani bëhet fjalë për pakësimin e vuajtjeve. Por bëhet fjalë edhe për ardhmërinë e rajonit. Globalizimi na përket ne të gjithëve. Ky është një mësim të cilin nuk guxojmë ta harrojmë.


Të nderuara bashkëqytetare, të nderuar bashkëqytetarë,

në mesin e të vdekurëve ndodhen edhe turistë gjerman. Më tepër se 1000 shtetas gjerman konsiderohen ende të zhdukur. Kur kemi parasysh shkatërrimet e tmerrshme kemi frikë se në mesin e të vdekurëve janë disa qindra gjerman.


Të nderuara bashkëqytetare, të nderuar bashkëqytetarë,

çka po bëjmë tash dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen? Natyrisht ashtu si ju edhe unë jam i preokupuar për momentin veçanërisht që të sqarohet sa më shpejtë që të jetë e mundur fati i turistëve gjerman dhe kthimi i të mbijetuarëve në shtëpi.

Avionë special të Bundesvehrit - të ashtuquajturit "Flutaraket Lazaret" ndodhen në mision për të transportuar të lënduarit. Me këtë rast ne nuk bëjmë dallime në baza të nacionalitetit, vendimtare është shkalla e lëndimit... Në një situatë të tillë duhet të dëshmohet solidariteti ndërkombëtar. Ne nuk guxojmë t`i lëmë vetëm njerëzit dhe vendet e goditura më së shumti nga vala e përmbytjes. As tash por as në të ardhmen.

Qeveria federale ka vënë në dispozicion 20 milionë euro ndihma të menjëhershme humanitare. Nga këto mjete do të financohen edhe masat e organizatave tona më të mëdha humanitare. Ne do të ndihmojmë të gjithë të prekurit pa marrë parasysh se prej cilit vend janë ata.

Bashkëpuntorët e të gjitha organizatave humanitare - edhe nga Gjermania nën kushte shumë të rënda po kryejnë një punë shumë të rëndësishme dhe shpëtimtare... Të gjithë atyre u takon falendërimi dhe admirimi ynë.


Poashtu ne duhet të ndihmojmë vendet e prekura të rajonit edhe në procesin e rindërtimit. Atje njerëzit nuk kanë humbur vetëm pronën e tyre personale, edhe bazat ekonomike të këtyre vendeve janë dëmtuar shumë. Andaj ata kanë nevojë për ndihmën tonë gjermane si dhe ndërkombëtare për rindërtimin e infrastrukturës, rindërtimin e shtëpive, rrugëve dhe shkollave.

Gjermania do të angazhohet fort në Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara por edhe në Bankën Botërore që këtyre vendeve t`ju ndihmohet në mënyrë joburokratike. Këtu për mua bën pjesë edhe vazhdimi i faljes së borgjeve për këto vende. Bilateral dhe multilateral...

Të nderuara bashkëqytetare, të nderuar bashkëqytetarë,

kjo katastrofë na ka tronditur ne të gjithëve... Dhe pikërisht në këtë ndërrim motmotesh është për t`u treguar sërish se ne gjermanët kemi fuqinë për solidaritet si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Ne mund të futemi në vitin e ri me besim dhe shpresë. Dhe mirënjohës për faktin se ne jetojmë në rajonin më paqësor dhe stabil të rruzullit tokësor.

Për vitin 2005 ju dëshiroj juve dhe familjeve tuaja fat, sukses dhe para së gjithash shëndet.