1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fjala e kancelarit Schröder dhe propozimi i socialdemokrateve per ngrijten e pagave

14 Qershor 2005
https://p.dw.com/p/Arv7
Fotografi: AP

Fillimisht shfletojmë gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung" e cila në numrin e saj të sotëm, në Rubrikën Politik, informon për vështirësitë që do të ketë Tribunali i Hagës për të përfunduar me kohë të gjitha proceset gjyqësore. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, përmes një rezolute të miratuar në marsin e vitit të kaluar, ka kërkuar nga Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë dhe nga Tribunali për Ruandën që të ndërrmarrin të gjitha masat e duhura në mënyrë që puna e tyre të përmbyllet në fund të vitit 2010. Aktualisht janë dhjetë të akuzuar në arrati, nëntë serb dhe një kroat, të cilët e bëjnë të vështirë përfundimin me kohë të punës së Tribunalit. Ndërkohë në Hagë vazhdojnë gjashtë procese kundër nëntë të akuzuarëve, në mesin e tyre që prej shkurtit të vitit 2002 procesi kundër ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq. Sipas vlerësimeve të Gjykatës ky proces pritet të përfundoj nga fillimi i vitit të ardhshëm. Gjatë këtij viti, në muajin tetor pritet marrja e vendimit kundër dy të akuzuarëve nga Kosova, lexojmë në gazetë. Sipas Frankfurter Allgemeine Zeitung një rëndësi të veçantë për imazhin e Tribunalit në rajon do të kenë edhe proceset kundër ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe ish-ministrit të brendshëm maqedonas Ljube Boshkovski.

Vazhdojmë me një temë gjermane.

Në fjalën para forumit ekonomik të socialdemokratëve kancelari gjerman Schrëder bëri thirrje për të mbrojtur me vendosmeri ekonominë sociale të tregut. Schrëder tha se vetem më një siguri të fortë sociale ky model mund të ketë një të ardhme. Fjala e Schrëderit dhe lëvizjet e fundit politike para zgjedhjeve komentohen gjeresisht nga gazetat sot.

Berliner Zeitung shkruan:

"Socialdemokracia ka kerkuar shumë nga njerëzit shtatë vitet e fundit. Ajo është turrur përpara duke thirrur: Na ndiqni. Por sapo niseshin njërezit e shkretë, ata nderronin kursin dhe therrisnin perseri, na ndiqni. Fillimisht shkuan në drejtim të Lafontenit. Pastaj për një kohë të gjatë nuk erdhi sinjal. Pastaj erdhi programi i kursimeve dhe politika e reformave. Pastaj erdhi Münteferingu. Dhe tani reforma e politikës së reformave. Nuk dihet ne se socialdemokratët e kuptojnë ende vetë veten. Qytetaret nuk i kuptojnë më ata. Qytetaret duan reforma. Por reforma që të shpien në rezultat. Për këtë duhet të kesh rezistencë e qëndrueshmeri. Për kancelarin besuan dikur se e ka këtë. Edhe kete kredi ai e ka humbur.

Neues Deutschland" nga Berlini:

"Njerezit ne kampin politik ashtu si edhe në shtratin e sëmundjes sillen nga njëri krah në tjetrin, me shpresë të ndjehen më mire." Këtë e dinte që kur Goethe. Një përpjekje të tillë e guxoi dje edhe udhëheqja socialdemokrate, me shpresë se do ta arrinte t´i kthente rremat mbrapsht. Kështu kancelari mban një fjalim parimor pro shtetit solidar dhe kunder atyre, që i vënë kazmën në rrënjë ekonomisë sociale të tregut. Primati i politikës kontra ekonomisë, kufizimi i fondit Hedge, një sistem shendetesor, që pavarësisht nga të ardhurat siguron gjithcka të domosdoshme mjekesore, kërkim por edhe stimulim në tregun e punës. Schrëder nuk la asgjë pa përmendur, që deri tani është kërkuar më kot prej tij. Vetem sa keq që nuk mund t´ia heqim mjekun e famshëm nga koka. Ai është vetë pacient dhe perpelitet andej e këndej, që të gjejë një pozicion disi më të mirë."

Ekspress e Këlnit shkruan për propozimin e krerëve socialdemokratë për ngritjen e rrogave:


"Në vende të tjera prodhohet, në Gjermani diskutohet. Vleresimi i politikanit liberal Bauckhage e përshkruan në fakt me shumë rigorozitet, por saktë sëmundjen gjermane. Kur të tjerët u janë përshtatur me kohë ndryshimeve globale, tek ne disa politikanë vazhdojnë të sillen rreth vetes, ose kërkojnë të na mbushin mendjen se rrota sociale mund të kthehet serish me një kërcim të fortë nga e majta. Debati i ndezur nga politikanët socialdemokratë për rritjen e rrogave është vetëm një shembull nga shumë, me të cilët kerkohet t´u hidhet hi syve qytetareve. Kjo është sikur unë do t´i premtoja fëmijës sim 50 para më shumë për sheqerka, që do të ishte mirë t´i paguanin të tjeret. Iluzione nuk duhet të bëjë askush. Një fillim i ri është i mundur, vetëm nëse marrin fund premtimet boshe, që zgjojnë lakmi të paplotësueshme. Llafe të kota s´ka më, ndershmeria është imperativi i kohës."

Stuttgarter Zeitung po për këtë temë:

"A është rritja e rrogave mjet i përshtatshem për të rritur konjunkturën. Prej kohe kjo çështje është objekt i një diskutimi të thellë herë nga ekspertë herë nga politikanë. Nqs tani kreret e socialdemokracisë, akoma drejtuese, pozicionohen qartë kjo nuk është një shpikje ekonomike e çastit. Eichelet, Klementet dhe Schrëderet luftojnë më shumë për të mbijetuar politikisht dhe u sërvilosen punëmarrësve dhe sindikatave. Megjithë një manovër të tillë të dukshme, rritja e rrogave parimisht ndikon pozitivisht në kerkesën në tregun e brendshëm. Por vendimtare është që punonjësit të shtojnë produktivitetin. Nqs nuk ndodh keshtu, rrezikohen vendet e punës.

Oldenburgische Volkszeitung:

"Kërkesa e pashpresë për rroga më të larta demaskohet si manover elektorale edhe për faktin se partinë socialdemokrate e rrezikon një hata e re nga e majta. Ndermjet thirrjes për më shumë drejtësi sociale nga kampi Lafontaine/Gysi nga njëra anë dhe planeve për shkurtime sociale të unionit nga ana tjetër, socialdemokratet përpiqen me dëshpërim të fitojnë prestigj. E besueshme nuk duket, është vetem fushatë zgjedhore."

Lübecker Nachrichten lidhur me raportin e sindikatave me unionin opozitar:

"Zgjedhjet e reja të shpallura papritur e kanë bërë të qartë dilemën, në të cilën ndodhen momentalisht sindikatat. Reformat sociale të qeverisë socialdemokrate dhe të gjelber nuk i shijojnë aspak punëtorisë së organizuar. Aleanca tradicionale e shokëve dhe kolegëve është shkatërruar. Alternativa nuk ka. Meqë duket sikur në Berlin do të ketë nderrim pushteti, Bosit të sindikatave Sommer, nuk i mbetet gjë tjetër, vecse t´i shtrijë tentakulat në drejtim të unionit. Megjithatë mbetet enigmë se si mund të sillen në një emerues të perbashket e drejta e punës dhe politika e tarifave. Shpresa e fundit është një koalicion i madh."