1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

040609 Reax Obama Rede

Auron Dodi5 Qershor 2009

Në fjalimin e mbajtur të enjten (04.06) në Universitetin e Kajros, presidenti amerikan Barack Obama u shpreh për një „filllim të ri“ në marrëdhëniet me botën arabe. Jehona në botën arabe ishte kryesisht pozitive.

https://p.dw.com/p/I44s
Barak Obama dhe Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite në Riad
Barak Obama dhe Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite në RiadFotografi: AP

Me fjalimin e tij ai la përshtypje shumë të mirë, gjë që u shpreh me duartrokitjet entuziaste të shumë të pranishmëve ne sallë. Fjalimi i Obamës si rrjedhojë u ndërpre vazhdimisht prej brohoritjeve.

Në fund pati edhe „standing ovations“, që bënë xhelozë disa kryeministra arabë.

Pa dyshim se Obama la përshtypje të fortë tek publiku. Kjo u përcoll edhe në televizionet arabe, ku gjithashtu mbizotëroi rezonanca pozitive. Madje edhe përfaqësuesit e Hamas-it e shohin këtë fjalim si një kurs të ri në politikën amerikane. Mund të supzohet se, arsyeja kryesore për këtë ishin fjalët plot emocione në lidhje me gjendjen vështirë të palestinezëve.

„Që më shumë se 60 vjet po vuajnë palestinenzët nga dëbimi. Ata jetojnë nëpër kampe refugjatësh në Bregun Perëndimor të Jordanit dhe në Gaza dhe presin një jetë në paqe dhe në siguri. Jetë kjo, të cilën ata deri tani nuk e patën. Ata jetojnë me poshtërimin e përditshëm, i cili vjen nga pushtuesi. Kjo gjendje është e papranueshme. Amerikanët nuk do t' ia kthejnë shpinën dëshires së palestinenzëve për dinjitet, për shanse, dhe para se gjithash për një shtet të vetin palestinez.“

Obama theksoi njëkohësisht të drejtën e ekzistencës së Izraelit dhe shtoi se askush nuk duhet të presë, se do t' u merret parasysh mendimi i atyre, që nuk e pranojnë pa kufizime këtë të drejtë.

Natyrisht që në botën arabe vëmendje e posaçme iu kushtua fjalëve të Obamës në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme. Predikuesi i njohur nga Arabia Saudite Aed al- Karni tha:

„Nuk e prisja një fjalim të tillë. Nderimi i tij për fenë islame, më befasoi. Citimet e tij nga kurani flasin për faktin, se Obama i respekton ndjenjat e muslimanëve. Si asnjë president tjetër amerikan, angazhohet ai për të drejtat e palestinezëve. Me guxim të madh ai kërkon ndalimin e ngulimeve izraelite në Palestinë. Këtë nuk e kemi përjetuar asnjeherë më parë. „

Ky fjalim do të të shërbejë si njësi matjeje për veprimet e Obamës në të ardhmen. Pa dyshim që prej kësaj do të pritet shumë prej tij.

Abdel-Moneim Aboul –Futuh nga lidhja e myslimanëve egjiptianë thotë:

„Ne kërkojmë nga Obama që pas këtij fjalimi të bukur, plot respekt dhe modesti të pasojnë veprimet e duhura. Sepse realiteti duket krejt ndryshe: Palestinenzët janë ende të izoluar, Iraku dhe Afganistani vazhdojnë të jenë të pushtuar. Por, kuptohet, ne nuk presim që Obama këto probleme t' i zgjidhë brenda natës.“

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Amr Musa është i kujdesshëm me gjykimin e tij. Në televizionin Al-Arabiyya ai u shpreh:

"Obama ka folur për shpresat e palestinenzëve. Ai ka folur edhe për dëshiren e tij, që këto shpresa t´i shndërojë në realitet. Ai kërkoi ndalimin ngulimeve izraele dhe themelimin e një shteti palestinez. Ai nënvizoi se kjo është detyra më kryesore në rrafshin ndërkombëtar. Ai sqaroi, se ka një qëndrim plotësisht të ri. Por sa u përket detajeve, ende nuk mund të flitet shumë.“

Autor: Jürgen Stryjak/ Ibrahim Akipi

Redaktoi: Auron Dodi