1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Forcë e re politike në Shkup

Fatos Musliu / Shkup16 Shtator 2008

Në Shkup është promovuar subjekti i ri politik shqiptar "Demokracia e Re", e kryesuar nga deputeti Imer Selmani. Sipas tij kjo forcë përqëndrohet në çështjet e avancimit të të drejtave të shqiptare në Maqedoni.

https://p.dw.com/p/FJ79
Takim i kryetarëve të partive në Shkup
Takim i kryetarëve të partive në ShkupFotografi: MIA

"Oferta e deritanishme politike nuk arriti në masë të nevojshme dhe të duhur t`i plotesojë nevojat e shqiptarëve në Maqedoni, nuk arriti që të operojë në një vijë të zhvillimeve demokratike në rajon dhe më gjërë," ka thënë, Imer Selmani në promovimin e partisë Demikracia e Re. Politikbërja e subjekteve shqiptare në Maqedoni deri më tani nuk gjeti modalitetin e bashkimit të të gjitha resurseve inetelektuale për të artikuluar në mënyrë sa më të drejtë interesin në forma politike.

" Demokracia e Re, është parti që del nga vetë emri, një proces i cili shqiptarët vite me radhë edhe pse jetojnë në demokraci nga vitet e 90 e këndej, mirëpo ende jam shumë i bindur dhe shumë shqiptarë kanë të bindur se demokracia e vërtetë është para neve por duhet atë ta ndërtojmë, të investojmë në atë demokraci dhe të shijojmë frytet e vërteta të demokracisë," ka deklaruar Imer Selmani.

Demokracia e Re do të jetë parti konstruktive opozitare dhe korrigjues i gabimeve të institucioneve shtetërore

"Është shumë normale, që ne jo vetëm të pretendojmë të formojmë grupin parlamentar por edhe të kem një numër më të madh të deputetëve, por dua të ceki këtu se fuqinë çdo parti politike edhe Demokracia e Re do ta thithë nga përkrahja e qytetarëve", vlerëson Imer Selmani.

Në subjektin më të ri politik shqiptar në Maqedoni, Demokracia e Re janë grumbulluar personalitete të njohura të jetës publike, sektorit joqeveritar, ish-anëtarë të partive politike, deputetë e ministra. "Pas pak kohe do të jemi dëshmitarë se kjo nismë vjen nga njerëz të dëshmuar në skenën politike, por gjithashtu njerëz që në radhë të parë paraqiten si njerëz publik dhe marrin guximin të veprojnë në një rrafsh që quhet politik," vlerëson Selmani. Formimi i partise Demokracia e Re erdhë si rezultatë i përqarjes në partin opozitare shqiptare PDSH.