1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Forca është ngatërruar me kokëfortësinë

Christina Bergmann11 Janar 2007

Më shumë ushtarë dhe më shumë fonde për rindërtimin - presidenti amerikan, Xhorxh Bush në fjalimin e tij televiziv kërkoi mbështetje për ndryshimet e strategjisë amerikane në Irak

https://p.dw.com/p/AqnP
Bush gjatë fjalimit të tij
Bush gjatë fjalimit të tijFotografi: AP

Koment
Një strategji të re Irak shpalli presidenti amerikan, Xhorxh Bush, por në të vërtetë ai nuk e ka ndryshuar shumë drejtimin e marshimit të trupave amerikane në Irak. Ai vetëm sa ja ka bërë më të vështirë sulmin kundërshtarëve të tij. Kështu presidenti mori hapur personalisht përgjegjësinë për gabimet e së shkuarës. Madje ai ka futur në strategjinë e tij disa nga rekomandimet e Komisionit "Bejker". Për shembull qeveria irakiane dhe vendet fqinjë të Irakut duhet të angazhohen më shumë për qetësimin e situatës. Por si edhe më parë, presidenti i ka dhënë përparësi kartës ushtarake.

Por fillimi i ofensivës diplomatike me përfshirjen edhe të fqinjëve të Irakut, nuk përfshin as Sirinë dhe Iranin. Përkundrazi këtyre dy vendeve Bush madje ju drejtohet me gjeste kërcënuese. Ashtu siç pritej numri i ushtarëvë në Irak do të rritet, pikë kjo që në rekomandimet e komisionit "Bejker" në planin afatgjatë cilësohet shprehimisht "e pakuptimtë."

Ushtarët mund të sigurojnë një rajon të caktuar, por kur ata të tërhiqen, atëherë çdo gjë mbetet si më parë. Këtë e ka treguar edhe e shkuara. Një problem tjetër: Prezenca ushtarake në Irak thith trupa që nevojiten urgjentisht diku tjetër, për shembull në Afagnistan.

Por për presidetin Bush nuk bëhet fjalë për tërheqjen e trupave nga Iraku. Argumenti i tij është se tërheqja e trupave do ta shpërbënte qeverinë irakiane dhe vendi do të zhytej në kaos.

Nga ana tjetër, Bushi ju bëri të ditur amerikanëve se edhe po qe se shkon strategjia e tij do të vazhdojë të ketë dhunë në Irak, një argumentim ky, i paarritshëm në cinizmin e tij. Sipas llogjikës së Bushit më shumë ushtarë të vrarë dhe civilë irakianë nuk mund të shihen si dështim i kursit të tij.

Bushi i përgatiti bashkatdhetarët e tij për më shumë viktima, megjithëse ai e di se numri i përkrahësve të luftës vazhdon të bjerë pa ndërprerje. Qëllimi i Bushit mbetet një Irak demokratik, që i lufton terroristët në vend që t'i fshehë ata. Kur mund të arrihet ky qëllim, për këtë nuk u tha asnjë fjalë. Sigurisht, jo brenda një viti, kjo duhet të jetë e qartë edhe presidentin Bush. Por ndoshta është pikërisht kjo me të cilën ai spekullon: Që ai mund të tregojë gjithmonë me gisht nga e ardhmja, drejt një kohe kur ai nuk është më në pushtet. Me pasojat e politikës së tij pastaj duhet të merret një president tjetër.

Kjo është në të vërtetë e frikshme. Një president amerikan, i cili ngatërron forcën me kokëfortësinë. I cili nuk sheh ose nuk do të shohë, se prezenca e vazhdueshme e amerikanëve, e dobëson pozicionin e tyre jo vetëm në rajon, por në mbarë botën.

Një president, i cili me çdo kusht vazhdon të ndjekë atë rrugë, së cilës ai ju fut njëherë, sepse me këtë ai synon të mënjanojë, që të pohojë dështimin e saj brenda mandatit të tij presidencial. që e vuri në qendër të presidencës së tij. Shumë faktorë të bëjnë të mendosh se pikërisht ky është motivi i vendimeve të tij.