1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Francë: Evropa në plan të dytë

Zherar Fuzie5 Qershor 2005

Me rastin e emrimit të të besuarit të tij Dominik de Vilen për kryeministër dhe të Nikolas Sarkozit, si numër dy të qeverisë së ardhëshme, presidenti i Francës Zhak Shirak më së shumti kishte parasyshë ruajtjen e pushtetit të tij. Parlamenti i Francës do të vendosë të mërkurën për kabinetin e ri qeveritar. Ndërkohë që francezët këto ditë më së shumti po merren me strategjinë e presidentit Shirak për zbutjen e pasojave të dështimit në referendumin për kushtetutën evropiane.

https://p.dw.com/p/ArEC
Shirak dhe Shrëder
Shirak dhe ShrëderFotografi: dpa

Zhak Shirak ka humbur një betejë shumë të rëndësishme: ai humbi mbështetjen e popullit dhe futi Evropën në një krizë të thellë. Me ndryshimin e kabinetit qeveritar, presidenti i Francës nuk ia doli të rifitojë mbështetjen e francezëve. Në përfytyrimet e tija për Evropën nuk ka ndryshuar asgjë.
Askush nuk e beson seriozisht se ministri i deritanishëm i shëndetësisë, Filipe Dosti - Blazi, i cili nuk ka asnjë ditë përvoje diplomatike, mund të kujdeset për Evropën e sëmurë. Ndërkohë që ministrja e re evropiane, Katerine Kolona, e cila për vjet të tëra ishte zëdhënëse e presidentit Shirak, mund të zbatojë vetëm urdhërat e presiedentit.
Evropa përfundimisht është bërë vetëm cështje e shefit. Shiraku këtë demonstroi edhe me faktin se të shtunën vizitoi shokun e tij të dobësuar Gerhard Shrëder në Berlin.
Evropa nuk është në qendrën e vëmendjes, por janë zgjedhjet e ardhëshme presidenciale të vitit 2007 ato të cilat përcaktojnë zhvillimin e ngjarjeve. Shirak nuk i ka humbur shpresat për rizgjedhjen në postin e presidentit edhe për të tretën herë, gjë që do t'ia kursente edhe disa gjëra të pakëndëshme me drejtësinë. Aferat e donacioneve nga koha kur Shirak ishte kryetar i bashkisë së Parisit, deri tani nuk kanë mundur të sqarohen për shkak të imunitetit të tij si president. Fakti që në vitin 2002 është rizgjedhur për president me një shumicë prej 80 përqind votash, me tepër ishte një rastësi: populli kishte mundësinë e zgjedhjes mes presidentit të tanishëm dhe ekstremistit të djathë, Le Pen. As sot socialistët nuk janë pajtuar me faktin se u detyruan të votojnë për Shirakun. Në këtë mënyrë mund të shpjegohet edhe katastrofa e votimit të 29 majit, kur populli i tha jo kushtetutës evropiane. Votimi kundër ishte në llogari të Shirakut ndonëse ishte e qartë se do të dobësohet Evropa.
Shiraku megjithatë e ka arritur një qëllim: opozita ka rënë për toke. Përcarjet mes kundërshtarëve dhe simpatizantëve të kushtetutës janë aq të mëdha sa që vështirë është të paramendohet ndonjë sukses i socialistëve. Mirëpo nga këto zhvillime presidenti mund të përfitojë shumë pak. Kjo për faktin se tani dihen kandidatët kryesor për postin më të lartë në vend. Dominik de Vilpen, e ka udhëhequr edhe një fushatë tjetër zgjedhore. Ky aristokrat i cili me dëshirë zgjohet në ora pesë të mëngjesit për të shkruar vjersha, ka lindur në Rabat, ka shkuar në shkollë në Karakas, karrierën diplomatike ka filluar në Uashington dhe Nju Delhi për ty kthyer në Pallatin e Elizesë si sekretari i përgjithëshëm i presidentit Shirak. Ai është një hartues i mrekullueshëm i fjalimeve. Me elanin lirik ai foli në Këshillin e Sigurimit kundër ndërhyrjes ushtarake amerikane në Irak dhe për këtë u shpërblye me duartrokitjen e kundërshtarëve të luftës. Në qoftë se francezët edhe më tej duan që presidenti i tyre të jetë një mbret republikan, de Vilpen me siguri që do të kishte shansa për fitore. Mirëpo, Vilpen nuk është me të vërtetë i dashur.
Në anën tjetër, Nikolas Sarkozi, i biri i një emigranti krenar, ka fituar simptatitë e popullit madje edhe si ministër i brendëshëm. Përkundër dëshirës së presidentit ai ia doli të marrë udhëheqjen e partisë dhe shënoi një përparësi serioze në rrugën drejt pallatit të Elizesë. Tashti Sarkozi emrohet për superministër të punëve të brendëshme, i ngarkuar për policinë dhe organizimin e zgjedhjeve. Ai është një kundërshtar i politikës statike dhe modelit social. Ai kundërshton futjen e Turqisë në BE dhe angazhohet për një ekonomik anglosaksonike. Mirëpo tashti në Qeveri gjendet i rrethuar nga klani i Shirakut. Eshtë kjo një sfidë e cila do të mund ta forconte edhe më shumë, sepse suksesi i qeverisë duhet të llogaritet si suksesi i tij.
Po cili do të jetë kandidati i ri për president të ardhëshëm të zgjedhjeve të vitit 2007. Dominik Marie Fransoa Rene Zhalozi de Vilpen, sic me të vërtetë quhet kryeministri, apo "Sarko" sic e quajnë ministrin e brendëshëm? Apo ndoshta sërish Zhak Shirak? Fushata elektorale ka filluar. Ndërsa Evropa duhet të presë.