1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Francë - Klientët duhet të paguajnë

(dpa, afp, epd, kna) Angjelina Verbica5 Dhjetor 2013

Në Francë nuk do të dënohen më prostitutat, por klientët e tyre. Me miratimin nga Asambleja Kombëtare ligji i ri mbi prostitucionin ka kaluar kështu pengesën e parë.

https://p.dw.com/p/1ATRa
Fotografi: picture-alliance/dpa

Disa javë zgjati debati i ashpër në Francë për ligjin e ri mbi prostitucionin. Tani Asambleja Kombëtare në Paris ka miratuar një projektligj të ri. 268 deputetë të parlamentit francez votuan të mërkurën për dënimin e klientëve, që paguajnö pör seksin. 138 parlamentarë votuan kundër ligjit, i cili lë pa ndëshkuar prostitutat. Në mesin e mbështetësve të ligjit janö edhe shumë deputetë të opozitës konservatore.

Tani projektligji kalon në Senat, në dhomën e dytë të parlamentit, i cili do të vendosë për të në muajt e ardhshëm. Atje aprovimi konsiderohet gati i sigurtë. Në të ardhmen klientët duhet të paguajnë deri në 1500 euro gjobë, nëse japin para pör seks. Në rast përsëritjeje paguajnö 3750 euro. Me këtë kthesë në luftën kundër blerjes së seksit legjislacioni i Francës godet në të ardhmen klientët. Deri tani janë dënuar me gjoba vetëm prostitutat, edhe pse prostitucioni në vetvete është i lejuar.

Përveç kësaj ligji i ri parashikon, që gratë, që largohen nga ushtrimi i prostitucionit, të ndihmohen më shumë. Për këtë arsye çdo vit do të vihen në dispozicion 20 milionë euro. Prostitutat e huaja, të cilat përfitojnë ndihmë, marrin në bazë të projektligjit një leje qëndrimi gjashtëmujor, pa qenë nevoja të dëshmojnë kundër protezhuesve të tyre.

Debati shoqöror dhe partiak

Kundërshtarët e ligjit theksojnë, se zanati gjoja më i vjetër i botës nuk mund të hiqet. Dënimi i klientëve me gjobë i detyron gratë që të punojnë në fshehtësi. Sensacion në këtë debat ka shkaktuar edhe një grup prominentësh me në krye shkrimtarin Frédéric Beigbeder, të cilët me një manifest me titullin provokues „Larg kuart nga lavirja ime“ kërkonin të drejtën për seks me para me mirëkuptim reciprok.

Të dhëna të sakta për numrin e prostitutave në Francë nuk ka. Sipas një raporti nga parlamenti numri i tyre mund të jetë nga 20.000 deri në 40.000. Shumë gra, që ushtrojnë prostitucion vijnë nga Evropa Lindore, Azia, Amerika Latine. Shumë prej tyre konsiderohen si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore dhe prostitucionit të detyruar.

Ndryshe nga Gjermania në Francë bordelet janë të ndaluara zyrtarisht që nga viti 1946. Por ka shumë vende nö rrugö, si për shembull në Bois de Boulogne në periferi të Paris, ku prostitutat i presin klientët e tyre në autobuzë të vegjël, ose në furgonë.