1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Franca dhe Afganistani

20 Janar 2012

Presidenti francez Nicolas Sarkozy deklaroi se do të ndalë të gjitha operacionet ushtarake në Afghanistan pasi një ushtar Afgan vrau katër ushtarë francezë, pjesëtar të misionit ndërkomëbtar ISAF.

https://p.dw.com/p/13nEY
President Nicolas Sarkozy
Sarkozy i mërziturFotografi: dapd

Katër ushtarë francëzë të cilët shërbenin në kuadër të misionit Forca Ndërkombëtare për Siguri dhe Asistencë (ISAF) janë vrarë nga një burrë, i cili mbante veshur uniformën e një ushtari afgan. Sulmi ndodhi paraditen e sotme në luginën Tgahab në rajonin Kapisa.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy si kundërpërgjigje ndaj sulmit, vendosi të pezullojë të gjitha operacionet ushtarake dhe trajnimet e kryera nga trupat franceze.
“Trupat franceze janë përkrah aleatëve, por ne nuk mund të pranojmë që asnjë ushtar i yni të plagoset apo të vritet nga aleatët. Kjo është e papranueshme”, tha Sarkozy, i cili nuk përjashtoi edhe një tërheqje të parakohshme nga Afganistani.

Arrestohet sulmuesi

(Ushtarët francezë në Afganistan
Ushtarët francezë në AfganistanFotografi: picture-alliance/ dpa

Sipas një zëdhënësi të misionit ISAF, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara ë Amerikës, ushtari afgan është arrestuar menjëherë dhe po mbahet në qeli.

Sulmi vjen pothuajse pas një muaji kur dy ushtarë francezë u qëlluan për vdekje nga një burrë i veshur si ushtar afgan po në të njëjtin rajon. Talibanët morën përgjegjësinë për atë sulm.

Sipas Associated Press, me incidentin e fundit numri i ushtarëve francezë të vrarë gjatë 12 muajve të fundit shkoi në 30, ndërsa numri total i tyre që nga fillimi i luftës në vitin 2001 është 80.
Në një tjetër incident 6 ushtarë amerikanë humbën jetën në provincën Helmand, pasi helikopteri i tipit CH-53, me të cilin u rrëzua.

Sarkozy dhe Karzai.
Po kalon koha e mirësjelljes: Sarkozy dhe Karzai.Fotografi: Picture-Alliance/dpa

Në një deklaratë të shkurtër, ISAF deklaroi se arsyeja e rrëzimit është ende në hetim.

“Sidoqoftë, raportet paraprake thonë se në momentin e rrëzimit të helikopterit në atë zonë nuk kishte aktivitet armik,” thuhet në deklaratë.

Autor: Darren Mara, Sarah Berning/ Amarildo Topi

Redaktoi: Bahri Cani