1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sturm Ölleck

23 Korrik 2010

Për shkak të afrimit të një stuhie në Gjirin e Meksikës, SHBA kanë urdhëruar tërheqjen e anijeve dhe të personelit mbi të çarën e shpimit, nga e cila rrjedh naftë

https://p.dw.com/p/OTNu
Anijet do të largohen përkohësisht nga Gjiri i Meksikës prej stuhisë
Anijet do të largohen përkohësisht nga Gjiri i Meksikës prej stuhisëFotografi: AP

Ky është një lajm i mirë nga Gjiri i Meksikës: Kapaku provizor, që pengon që prej një jave derdhjen e naftës, do të qëndrojë aty ku është.

"Nuk është e domosdoshme që kapaku të hiqet për arsye sigurie",

thotë përfaqësuesi i qeverisë amerikane për menaxhimin e krizës në Gjirin e Meksikës, Thad Allen. Megjithë stuhinë tropikale Bonnie, e cila ka mbërritur ndërkohë në Gjirin e Meksikës, kapaku nuk do të hiqet.

"Ne kemi rënë dakord, është më mirë, që vrima të qëndrojë e mbuluar. Edhe pse për shkak të stuhisë dhe dallgëve të larta nuk është më e mundur që të kontrollohet kapaku. Për të kontrolluar, nëse prej rritjes së presionit të naftës, që krijohet prej saj do të dëmtohen më tej linja shkarkuese apo vrima e shpimit. Prandaj kapaku, edhe nëse ne nuk do të mund të kontrollojmë për një farë kohe të çarën e shpimit për shkak të stuhisë tropikale, do të qendrojë", tha i ngarkuari i Obamës, Thad Allen.

Gjendje e jashtëzakonshme në Gjirin e Meksikës

Natën duke u gdhirë e premte (23.7.) moti në Gjirin e Meksikës u keqësua mjaft. Pikërisht shteti federal i Luizianës, para bregdetit të të cilit u fundos me 22 prill platforma e naftës Deepwater Horizon dhe që është më i prekuri nga pasojat e katastrofës së naftës, shpalli në mbrëmjën e së enjtes gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare për shkak të stuhisë tropikale.

"Përse kemi tani gjendje të jashtëzakonshme? "

pyet gazetari i stacionit televiziv amerikan CNN.

"Fare thjesht, sepse era ka shkuar nga 35 në 40 milje, duke arritur nivelin e një stuhie tropikale", thotë eksperti i motit.

Pritet që moti të keqesohet shumë në fundjavë. (24.7./25.7.). Dhe kështu bëhen të parealizueshme të gjitha planet për të mbyllur me baltë dhe çimento vrimën e shpimit dhe për ta vulosur pastaj atë përfundimisht.

"Stuhia mund ta shtyjë me ditë, ndoshta me javë mbylljen përfundimtare të së çarës së shpimit."

tha zëvendëspresidenti i BP-së, Wells. Sepse platforma zëvendësuese për shpimin e linjave shkarkuese duhet të largohet dhe të hiqet që andej e para. Përveç kësaj, të gjitha anijet speciale, që thithin naftën në sipërfaqen e ujit, duhen nisur për në porte të sigurta. Stuhia dhe dallgët detyrojnë të rrinë duarkryq ata, që luftojnë kundër përhapjes së naftës së derdhur.

Nga ana tjetër familja e presidentit përqiqet të demonstrojë aktivitet: Michelle Obama shkon sot në Mississippi, për të biseduar me peshkatarët për gjendjen e tyre aktuale. Dhe e gjithë familja e presidentit do ta kalojë një fundjavë pushimesh në gusht në Gjirin e Meksikës, banorët e të cilit humbasin miliarda nga rënia e turizmit.

Autor: Ralf Sina/Ina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi