1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fushatë sensibilizimi dhe informimi në Shqipëri: Jo emigracionit ilegal

Arben Muka4 Janar 2007

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin, IOM, po asiston autoritetet shqiptare në një fushatë ndërgjegjësimi dhe informimi të publikut per nxitjen e emigracionit të rregullt dhe parandalimin e trafikimit

https://p.dw.com/p/ArZz
Tirana
TiranaFotografi: DW

Fushata sensibiluzuese dhe informuese e publikut synon frymezimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve, që të aplikojnë një emigrim me dokumente të rregullta dhe të parandalojë trafikun e qënieve njerëzore, si fromë e skllavërimit. Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin, IOM, e mbështetur dhe nga ambasada britanike në Tiranë ka gjetur një mënyrë origjinale për përcimin e mesazheve tek publiku.
Si Ambasadore e Vullnetit të Mirë për nxitjen e emigrimit te rregullt është një emigrante. Teuta Koço, nje soprano me famë botërore, e cila njihet ne Shqipëri dhe jashtë saj nga prejardhja prej një familje të dëgjuar në muzikë. Mjafton të themi që është vajza e dirigjentit të madh Eno Koço dhe ikonës muzikore të viteve 30, Tefta Tashko Koço.

Sipas IOM-it Shqipëria është nje vend tranzit, burimi dhe destinacioni për viktimat e trafikimit, ndaj dhe menaxhimi i emigracionit me dokumente të rregullta përmbush dhe një nga kushtet që vendi duhet të plotësojë për integrimin europian, si dhe zbatimit të marrëveshjeve të ripranimit me vendet anëtare të BE-së.

Duke iu referuar të dhenave që ka Organizata, çdo vit qindra shqiptarë kalojnë ose tentojnë që në mënyrë ilegale të kalojnë për emigrim në vende të ndrshme te Europës, në SHBA, Kanada, Australi etj. Fushata sensbilzuese dhe informuese përfshin dhe funksionimin e një linjë falas telefoni për asistencë, si dhe këshillim ne aspektet e emigracionit dhe trafikut të qënieve njerëzore. Ajo po lokalizohet në rrethet dhe zonat më problematike të Shqipërise për përhapjen e fenomenit të emigrimit ilegal, si në Tiranë, Shkodër, Peshkopi, Durrës, Vlorë, Kukës e Elbasan.
Fushata është pjese e një strategjie që kanë ndërrmarë autoritetet shqiptare për periudhën 2005 – 2007, në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, e lidhur kjo me angazhimet për të zbatuar politikat e BE për emigracionin.