1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

G8: Përgjysmim i CO2-it të çliruar deri në vitin 2050

7 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqlb
Pjesëmarrësit e samitit të G8-ës në Heiligendamm kanë arritur mirëkuptim në lidhje me mbrojtjen e klimës. Kancelarja Angela Merkel tha se G8-a synon të marrë seriozisht në konsideratë përgjysmimin e emisioneve të dioksidit të karbonit si objektiv deri në vitin 2050. Kjo vlen, sipas saj, edhe për SHBA. Kancelarja theksoi gjithashtu si sukses që të gjithë pjesëmarrësit janë shprehur pro vazhdimit të procesit të klimës në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Në këtë mënyrë hapet rruga për një marrëveshje pasuese për protokollin e Kiotos, i cili mbaron në vitin 2012.