G8-ta ende pa kompromis sa i përket çështjes së Kosovës
8 Qershor 2007Reklamë
Heiligendam: Pjesëmarrësit në samitin e G8-ës nuk arritën të gjejnë rrugëdalje nga qorrsokaku për çështjen e Kosovës. Presidenti i ri Francës, Nicolas Sarkozy, i cili ka propozuar shtyrjen e vendimit për statusin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit me gjashtë muaj, tha se do të punohet ende për gjetjen e një kompromisi të mundshëm. Kryeministri i Kosovës Agim Çeku apeloi tek pjesëmarrësit e samitit që të mos shpërdorojnë besimin e popullit të Kosovës.