1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjendje e qetë pas incidenteve përreth vendit ku mbahen punimet e samitit të G8-ës

8 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AqlX

Heiligendam: Pas disa incidenteve tjera gjendja përreth vendit ku po zhvillon punimet samiti i G8-ës është qetësuar sërish. Sipas të dhënave të policisë, aktualisht në bllokimin e ruugëve janë duke marrë pjesë rreth 3000 persona. Më parë policia u desh të përdor sërish ujëhedhësit për të shpërndarë masën e grumbulluar afër rrethojës së sigurisë. Grupe të ndryshme provuan të depërtojnë brenda zonës së sigurisë duke sulmuar me gurë dhe shishe forcat e rendit.