1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermanët punojnë më shkurt se të tjerët

11 Mars 2004

Në Gjermani zhvillohet debati për futjen e orarit të punës prej 40 orë në javë.

https://p.dw.com/p/Ar7E
Puntorët e DaimlerChrysler
Puntorët e DaimlerChryslerFotografi: AP

Ishte koncerni DaimlerChrysler i pari i cili paralajmëroi në fund të shkurtit kthimin në orarin prej 40 orë pune në javë, që do të futet në repartet e fabrikës në Shtutgart. Të gjithë bashkëpuntorët që zhvillojnë dhe konstruktojnë modelet më të reja të veturave, në të ardhmen duhet të punojnë më gjatë. Fjala është për më shumë se 10.000 puntorë. Pra një e katërta e kolektivit.
DaimlerChrysler është vetëm një nga shembujt e shumtë. Shikuar nga anketat e fundit, janë gati 300 sipërmarrje gjermane të cilat duan futjen e orarit të punës prej 40 orë në javë. Ndër to edhe koncernet automobilistike si BMV dhe Porshe. Për Gerhard Bosch kjo nuk është ndonjë befasi, sepse puna më e gjatë është një praktikë e kahershme në disa pjesë të sipërmarrjeve gjermane.
"Gjatë vitit 2000, ne kemi bërë disa hulumtime në sipërmarrjet gjermane për prodhimin e veturave dhe kemi konstatuar se në sektorët e hulumtimeve dhe zhvillimit që atëherë vlente orari i punës prej 40 orësh. Kjo do të thotë se ishte tejkalaur në masë të madhe kuota e lejuar prej 18 përqind", thotë ai.
Tashti edhe zyrtarisht lejohet që gjysma e kolektivit të punojë 40 orë në javë. Koha e shtuar e punës do të paguhet me tarifa normale. Këtë parashikon Marrveshja e pagesave në industrinë e metalit dhe elektronikës parashikon, e arritur në shkurt mes sipërmarrësve dhe sindikatave.
Megjithatë secila firmë nuk lejohet të fusë javën 40 orëshe të punës. Kushti për këtë është cdo i dytë bashkëpuntorë të jetë një specialist i paguar mirë, pra një ingjinierë ose puntorë i kualifikuar për punë të posacme. Pikërisht kokat e mencura janë ato të cilat në të ardhmen do të punojnë më gjatë. E kundërta vlenë për prodhimtarinë. Gerhard Bosh thotë se këtu parashikohet mundësia e shkurtimit të orarit të punës.
"Për momentin këta sektorë nuk kërkohen shumë. Vendet e punës mund të ruhen vetëm me shkurtimin e orarit të punës. Dhe kur e gjitha të merret parasyshë, kjo con në bilancin se orari i punës do të shkurtohet në një mesatare prej 35 orë në javë. Pra më shumë punë për të kualifikuarit dhe më pak për të tjerët".
Sipërmarrjet synojnë një flexibilitet. Ato duan që vetë të përcaktojnë se sa gjatë do të punojë një bashkëpuntor, pa qenë të detyruar që për këtë të pyesin sindikatat. Vetëm në këtë mënyrë industria gjermane mund të jetë konkurrente në tregun ndërkombëtar, sepse është e vërtetë që askush në botë nuk ka kaq shumë kohë të lirë si gjermanët. Amerikanët për shembull, në vit punojnë 400 orë më gjatë se gjermanët. Prandaj kasipërmarrje në Gjermani të cilat mendojnë se duhet hequr edhe ditët e festave.
"Kjo është një luftë permanente e ndarjes së punës ku sipërmarrësit e suksesëshëm arritën qëllimet e veta. Ata tashti kërkojnë edhe më shumë. Ndërkohë që sindikatat për momentin janë shumë të dobta, që me siguri do të rezultojë me zgjatjen e pafund të diskusioneve në këtë drejtim", thotë Bosh.
Industria e metalit dhe elektronikës si model për këtë orar pune, i cili pritet të përhapet edhe në sektorë të tjerë. Industria e ndërtimtarisë, për shembull, synon futjen e orarit të punës prej 42 orë në javë. Kthimin në orarin e punës prej 40 orësh, vitin e ardhëshëm synojnë edhe shërbimet publike, dhe atë pa pagesa shtesë.