1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermanët shkaktojnö probleme në Zvicër si krah i lirë pune

Joachim Schubert Ankenbauer3 Nëntor 2004
https://p.dw.com/p/ArFw


Që prej 1 qershorit punëtore të firmave të huaja apo punonjës të pavarur mund të punojnë në Zvicer deri në 90 ditë pa leje pune. Mjafton regjistrimi tek zyra perkatese e kantonit. Vetem në kantonin Baselland janë regjistruar që atehere më shumë se 400 punonjës shumica prej tyre të sektorit të ndertimit, zanatci, marangoze, bojaxhi. Dy e treta e tyre vjen nga Gjermania.

Liestal kryeqyteti i kantonit Baselland. Hermann Gauhl shkon me makinen e tij të gjelber, që nuk bie në sy, për kontroll.
Kjo është rruga Goldbrunnen. Kjo është një lagje e vjeter. Prandaj meremetimet janë shumë të domodoshme apo jo?

Në një shtepi vendoset kuzhina e re, nga një firmë gjermane. Dy burra ndodhen aty. Gauhl prezantohet miqësisht, dhe tregon pasaporten. Njëri nga gjermanët eshte shefi, tjetri punonjësi i tij. Ai duhet t´i shpjegojë Gaulit, sesa rroge dhe dieta merr, se sa punon. Biseda eshte e lirshme por nuk lejohem ta regjistroj. Gjermanet janë pastaj të gatshem të prezantohen. Marangozi Rüdiger Jung vjen nga Hanoveri dhe thotë:
"Unë jam për atë që të kontrollohet. Që të shihet e të kontrollohet, se kush hyn në vend të kihet një farë dijenie, po kjo është në rregull."
Shefi i tij Frank Stuckel është ndertues kuzhinash nga Schwarzwald në jug të Gjermanisë. Ai ka rregullisht punë në Zvicer.

"Mua më duket shumë mirë, mrekulli fare kjo që kanë bërë zviceranet. Sidomos për njerez, që janë rregullisht në Zvicer, kjo thjeshton shumë gjera."

Të gjithë duhet të respektojnë ligjet e Zvicres t´u paguajnë punëtoreve një rrogë minimale si dhe një rrogë të 13 mujore shtese , apo dieta. Nqs kjo shkelet rrezikon të paguhet një gjobe në para, apo të ndalohet vajtja në Zvicer. Unë i respektoj keto gjera, thotë ndertuesi i kuzhinave Stuckel. A njeh ai ndonjë që shkel ligjin? Ai qesh.

"Ha- nuk dua të jap informacion."

Kontrollori Gauhl ka kryer 60 kontrolle në Baselland që prej 1 qershorit.

"Së paku tek një e treta ka gjera që nuk janë korrekte. Në shumë raste është një pagë minimale, sepse rrogat gjermane janë shumë më të uleta plus natyrisht rrogën e muajit të 13. Kjo në Gjermani varet kryesisht nga punëdhenësi."

Në 16 deri 19 euro janë pagat minimale në ndertim në Baselland. Kjo duket shumë, por jeta në Zvicer është edhe shumë e shtrenjtë. Gjatë kontrolleve Gauhl ka konstatuar se gjermanet paguhen për 11 deri 13 euro në orë, në një rast biles deri në 9 euro. Shumë për Gjermaninë, por zviceranët kanë një problem. Markus Meyer, zv-drejtor i dhomes ekonomike në Baselland thotë:

"Sipërmarrësit kanë frikë se përmes punës së punëtoreve të firmave të huaja u vjen një konkurrence tjeter. Duhet ta merrni me mend se përben ndryshim në një sektor me punë intensive, në se kalkuloni pagen e një ore me 28 franka zvicerane, apo me 9 euro."

Dhe sindikatat kanë frikë se gjithë sistemi i rrogave në sektorin e ndertimit mund të destabilizohet. Në Baselland kantoni, punëdhënësit dhe sindikatat janë bashkuar për të themeluar një komision kontrolli të perbashket. Krahas kontrolleve si ata të Gaulit komisioni mbeshtetet edhe tek informacionet.

"Sigurisht që kemi interes, që punëtoret gjermanë të dinë se çfare duhet të respketojnë. Ne nuk duam të gjejmë shkelje, por duam që njerëzit t´i respektojnë rregullat, të cilave duhet t´u permbahen."

Baselland konsiderohet si shembull. Në kantone të tjera kontrollet nuk janë kaq të rrepta. Prandaj nuk ka shifra mbarëzvicerane për dumpingun e pagave. Kjo nuk u pelqen aspak sindikatave. Ata janë të mendimit se shifrat e zeza janë të larta dhe kërkojnë më shumë kontrolle dhe dënime siç i parashikon edhe ligji. Nqs gjendja nuk do të permiresohet do të pengojnë përmes referendumit popullor, që pranimi i lirë i personave të shtrihet edhe në landet e reja të BE. Pikërisht kete i ka premtuar Zvicra edhe me marrëveshje BE.