1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

190911 Deutschland Palästina

17 Shtator 2011

Kërkesa e autoritetit autonom palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të KB për shpalljen e një shteti sovran palestinez, do të bëhet ditën e hënë më (19.09). Ajo ka shkaktuar reagime të ndryshme në Gjermani.

https://p.dw.com/p/12b8c
Vendi bosh për palestinezët në KS të OKB
Vendi bosh për palestinezët në KS të OKBFotografi: picture alliance/dpa

Një shtet palestinez pa negociata me Izraelin nuk flet për një dëshirë të Gjermanisë dhe shteteve të tjera të BE-së. Prandaj qeveria federale nuk e mbështet një shtet palestinez të shpallur në mënyrë të njëanshme. Megjithatë, i njeh të drejtën palestinezëve për vetëvendosje dhe një shtet të tyrin. Para së gjithash, duke marrë parasysh qëndrimin e ndërmarrë nga Izraeli, qeveria federale e kishte vendosur këtë pozicion relativisht herët. Në prill të këtij viti kancelarja Angela Merkel i deklaroi në Beisen kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu:  "Ne duam një zgjidhje me dy shtete dhe duhet punuar për këtë zgjidhje. Ne nuk mendojmë se duhet të ndihmohet në drejtimin e hapave të njëanshëm."

Me një deklarim të njëanshëm, nuk i shërbehet askujt, mendon edhe ministri i Jashtëm Westerwelle. Përkundrazi: në një situatë tashmë të brishtë të rajonit të Lindjes së Mesme rreziku i një themelimi të një shteti të njëanshëm është i pallogaritshëm. Westerwelle po përpiqet deri në fund që udhëheqja e palestinezëve të heqë dorë nga projekti i saj. "Ne duhet të jemi të kujdesshëm që në Lindjen e Mesme të mos rrezikojmë në krijimin e një qorsokaku shumë  të rrezikshëm, të mos krijojmë rrezikun e një eskalimi të konsiderueshëm. Dhe kjo është arsyeja pse ne përpiqemi në aktivitetet tona të politikës së jashtme, të shmangim një konfrontim," tha Westerwelle.

NO FLASH UNO Abbas Deutschland gegen UN Inititative in Palästina
Mahmud Abbas në sesionin e 65-të të OKBFotografi: picture alliance/dpa

Në qarqet e opozitës në Bundestagun gjerman ka nga ata që këtë përcaktim të qeverisë e kritikojnë ashpër. Rolf Mützenich, ekspert për Lindjen e Mesme dhe zedhënës për politikë të jashtme në grupin parlamentar të SPD në Bundestag thotë: "Neve na vjen keq për këtë përkufizim të hershëm, sepse në këtë mënyrë  janë paralizuar shancet për tu zhvilluar një pozicion i unifikuar europian dhe për të kërkuar edhe aktivitete paqësore të qeverisë izraelite".

Europa është në këtë çështje e përçarë.  Deri në momentin e fundit Gjermania po përpiqet për një pozicion unik të shteteve të BE-së. Disa shtete si Belgjika, Spanja, Irlanda apo Portugalia mbështesin kërkesën e palestinezëve. Shtetet si Luksemburgu apo Franca janë për atë që t`i jepet atyre të paktën statusi i një vëzhguesi në Kombet e Bashkuara. Të tjera si Çekia  madje e kundërshtojnë këtë. Edhe Gjermania, është izoluar ndërkombëtarisht për sa i përket çështjes së palestinezëve, thotë eksperti për Lindjen e Mesme. "Unë mendoj që në marrëdhëniet gjermano-palestineze nuk do të ketë ndikim të vërtetë. Por Gjermania izolohet për të dytën herë këtë vit me politikën e saj. Së pari ka votuar kundër ndërhyrjes së Nato-s në Libi dhe tani voton kundër një rezolute të palestinezëve dhe shprehet kundër themelimit të një shteti palestinez. Për të dytën herë Gjermania shkon me këtë në një pozicion ku izolohet. Dhe kjo tregon edhe një herë që politika e jashtme europiane edhe më tej është larg nga politika e jashtme e përbashkët e të gjithë evropianëve të tjerë.“

Angela Merkel dhe Mahmud Abbas
Angela Merkel dhe Mahmud AbbasFotografi: picture alliance/dpa

Izraeli kërkcënon në rast të një shpallejej të njëanshme të shtetit me hakmarrje diplomatike. Në mesin e palestinezëve vetë mund të ketë trazira të reja përsëri nga zhgënjimi përmes një veto-je të njoftuar nga amerikanët në Këshillin e Sigurimit dhe nga mungesa e vlerësimit të territorit autonom palestinez. Gjermania shpreson që nga iniciativa diplomatike e palestinezëve ka gjasa edhe që të ketë një vrull të mjaftueshmë për një rifillim të negociatave për paqe në Lindjen e Mesme.

Edhe një herë eksperti socialdemokrat për Lindjen e Mesme Rolf Mützenich: "Ne kemi përjetuar po ashtu përmes botimeve përkatse, se sa shumë e gatshme do të kishte qenë pala palestinezë për t'ju përgjigjur kërkesave maksimale izraelite. Kështu që mendoj se ky hap i njoftuar e palestinezëve është një tjetër mjet presionin, që vërtetë të vihen përsëri në jetë negociatat e duhura për paqe. Dhe ne nuk duhet të harrojmë se një numër i madh i qeverive në këtë botë janë të gatshëm që t`i bashkangjiten këtyre hapave të autoritetit autonom palestinez.  

Autor: Daniel Sheshshkevitc/ Mimoza Cika- Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama