1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania nuk ofron më strehë

Bernd Gräßler29 Shtator 2005

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International, ka publikuar një raport mbi gjendjen e të huajve në Gjermani.

https://p.dw.com/p/Ar2i
Azilkërkues në Gjermani
Azilkërkues në GjermaniFotografi: dpa zb


Organizata Amnesty International dhe Pro Asyl, kërkojnë nga qeveria gjermane të përqëndrohet më shumë për të drejtat e azilkërkuesve në Gjermani. Volfgang Grenz i organizatës AI tregon se shumica e njerëzve që kërkojnë strehë në Gjermani, nuk kanë asnjë shans.

Rënia e numrit të azilkërkuesve në Gjermani interpretohet nga ministria e brendshme gjermane si një fitore ndaj abuzimit me të drejtën për azil. Por Grenz mendon: "Ne nuk mendojmë se kjo është një fitore. Gjermania nuk i përmbush kriteret për ta mbrojtur të drejtën ndërkombëtare të azilkërkuesit. Eshtë e vërtetë se në shumë vende në botë situata politike është përmirësuar, por në shumicën e vendeve nga vijnë azilkërkuesit në Gjermani, vazhdojnë të ekzistojnë sisteme barbare."

Situata e të drejtave të njeriut në Afganistan, Irak, Togo, Çeçeni, Siri dhe kosovë mbetet e vështirë, tregon Grenz. Por qeveria gjermane pranoi në vitin 2004 vetëm 3.3% nga azilkërkuesit, dhe khetu ne vendet e tyre rreth 17.000 njerëz. Amnsty e akuzon qeverinë gjermane se vepron sipas rrethanave politike, si për shembull me njerëzit që vijnë nga Turqia:

"Këtu nuk po flasim mbi debatin politik nëse Turqia i përmbush kritetet për t´u antarësuar dikur në BE. Por situata e të drejtave të njeriut në Turqi është katastrofale. Ne nuk mund t´i mbyllim sytë nga e vërteta dhe të themi se nuk ka më njerëz që i përmbushin kriteret për azil në vendin tonë."

Eksperti i politikës për azilin shpjegon më tej: "Ligji i emigracionit i jep ministrit të brendshëm mundësinë të vendosë mbi raste të veçanta. Kjo është e drejta e tij por ne mendojmë se çështje të tilla duhen debatuar hapur edhe nga aspekti politik dhe ministri i brendshëm duhet të ketë gjithmonë parasysh se për cilin vend bëhet fjalë, pra si është situata politike aty."

Por ministria e brendshme gjermane i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza. Zëdhënësi i kësaj ministrie shpjegoi se të gjitha rastet ku një azilkërkuesi nuk i jepet e drejta për të ndejtur në Gjermani, verifikohen nga gjykytat dhe vendosen edhe njëherë nga gjykatësit përkatës. Në rast se ministria e brendhsem ka bërë një gabim, atëherë gjykata e korrigjon menjëherë atë, tha më tej zëdhënësi i ministrisë së brendhsme gjermane.