1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania si ndërmjetësuese?

Wolter von Thiesenhausen17 Maj 2004

Vizita e Kureit në Berlin

https://p.dw.com/p/Ar6f
Kryeministri palestinez Kurei
Kryeministri palestinez KureiFotografi: AP
A mund të nderhyjë Gjermania në konfliktin e Lindjes së Mesme? Bisedimet që kryeministri palestinez, Ahmed Kurei, dhe keshilltarja për siguri e presidentit amerikan Bush, Condoleza Rice, zhvilluan në Berlin me presidentin Johanes Rau, kancelarin Shrëder dhe ministrin e jashtem gjerman, Josef Fisher, mund të ushqenin supozime të tilla.
Por e verteta është ndryshe. Condoleza Rice ndohet si të thuash në udhetim nga Uashingtoni për në Moskë dhe shfrytezoi qëndrimin e kryeministrit palestinez për një takim. Ai ishte takuar me ministrin e jashtem Colin Powell, ishte pra i informuar sa duhet për qëndrimin e SHBA-ve lidhur me konfliktin me Izraelin.
Megjithatë bisedimet në Berlin kishin një vlere krejt tjeter. Në rradhë të parë shkëmbimi i mendimeve të njëres nga këshilltaret me të rendesishme të presidnetit amerikan dhe ministrit të jashtem gjerman. Pas ngricës në marrëdhëniet gjermano-amerikanë është kthyer normaliteti.
SHBA janë fuqia më e madhe në botë, por edhe ata nuk mund t´i zgjidhin problemet të vetme, edhe ata kanë nevojë për bashkepunim me shtetet e tjera.
Së fundi bisedimet që zhvilloi Kurei me presidentin dhe qeverinë gjermane. Gjermanët u informuan për qëndrimin palestinez. Nga ana tjeter edhe për sqarimin e pozicionit që Gjermania se bashku me partneret evropianë ka theksuar së fundi. Një iniciativë për zhvillimin në Lindjen e Mesme mund të shoqëronte çtensionimin ndermjet palesinezeve dhe izraeliteve. Këtu nuk duhet të kontribuojnë vetem evropianët dhe SHBA, por edhe fqinjet arabë.
Sinjali për nisjen e kesaj iniciative mund të jepet në takimin e shteteve të industrializuara në takimin e G 8 në qershor në SHBA.
Gjermania luan rolin e një katalizatori, të një materie që ndihmon për ndryshime pa u shfaqur vete më në materien e transformuar. Modeste por e efektshme.