1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermanisht me urdhëresë?

Verica Spasovska25 Janar 2006

A duhet që shkolla të detyrojë nxënësit të flasin gjuhën gjermane edhe gjatë kohës së pushimit në oborrin e shkollës? Kjo çështje debatohet aktualisht në Gjermani

https://p.dw.com/p/Aqr8
Shkolla berlineze
Shkolla berlinezeFotografi: dpa

Në shkollën e ciklit të lartë në Berlin, ku pjesëmarrja e të huajve arrin në 90% një eksperiment i zhvilluar para një viti ka treguar: Gjermanisht flitet jo vetëm në orët e mësimit, por edhe gjatë kohës së pushimit në oborr, ditëve të ekskursionit dhe manifestimeve të ndryshme shkollore. Lidhur me këtë marrëveshje deri para pak ditësh kishte mirëkuptim të shprehur në heshtje. Kjo zgjati deri sa në media u paraqitën zërat e politikanëve të të Gjelbërve, të PDS dhe përfaqësuesve të Shoqatave turke. Gjermanishtja me dekret - ky është një lloj sulmi që shteti ushtron mbi zhvillimin e personalitetit.

Është e vërtetë se vënia në jetë e ofertës për gjuhën është vështirë të kuptohet. Si do të kontrollojnë mësuesit se a flitet apo jo në pushim gjermanisht? Të vendosen mikrofonët, të cilët do të vëzhgonin nxënësit kudo ku lëvizin? Si do të sanksionohen shkeljet që mund të bëhen në këtë fushë? Përmes kërkesës për një libër të klasës?

Dhe së fundi pyetja esenciale është: A mundet që përmes urdhëresave të arrihet suksesi?

Ndoshta po. Shkolla e ciklit të lartë në Berlin e përbërë nga nxënës të dhjetë kombësive tregoi se kjo funksionon. Së pari duhet thënë, se suksesi nuk ka të bëjë në këtë rast me urdhëresën, që është nxjerrë nga drejtuesit e shkollës kundër vullnetit të nxënësve dhe prindërve. Më mirë duhet kuptuar si një vetëdetyrim, që duhet të përqafohet nga ana e shumicës së nxënësve dhe prindërve.

Përse është i pranueshëm ky lloji kodeksi i sjelljes? Sepse nxënësit dhe prindërit e kanë parë se është në dobi të fëmijëve të zotërojnë mirë gjuhën gjermane, si një përparësi në gjetjen e një vendi për shkollim të mëtejshëm.

Ata e kanë vërejtur se arsimi është çelësi për integrim. Ky botëkuptim nuk është edhe aq i vetëkuptueshëm nëse kihet parasysh niveli i ulet arsimor i shume familjeve emigrante. Dhe ata të cilët e kuptojnë rëndësinë e shkollimit të fëmijëve të tyre, largohen nga ato pjesë të qytetit, ku pjesëmarrja e të huajve është e madhe dhe niveli i arsimit është i ulët. Mësuesit e ciklit të lartë në shkollën berlineze nuk i dënojnë nxënësit nëse ata i shkellin urdhëresat, por vetem i paralajmërojnë. Dihet se me dënime nuk mund të imponosh integrimin.

Një urdhëresë që kërkon të flitet në gjuhën gjermane edhe gjatë pushimit në oborrin e shkollës nuk mund të zëvendësojë kontributin pedagogjik të mësimdhënësit. Në kuadër të konceptit të shkollës së Berlinit bën pjesë edhe mësimi shtesë i gjermanishtes në krahasim me shkollat e tjera, gjë që padyshim është edhe një arsye pse në këtë shkollë janë lajmëruar më shumë se nxënës se gjetiu në Berlin.

Urdhëresa e diskutueshme e shkollës së ciklit të lartë në Berlin
është një përpjekje për evitimin e mangësive të dukshme në sistemin arsimor gjerman. Ne tani së fundi po e dimë, pas pesë viteve të studimit të parë mbi shkollat, i njohur si studimi i PIZA-s, se origjina sociale më shumë se në vendet e tjera evropiane përcakton atë se sa të mirë janë fëmijët në shkollë. Ku mund t'a mësojnë gjuhën gjermane femijët e familjeve të emigrantëve nëse jo në shkollë? Aq më e rëndësishme bëhet kjo kur dihet, se fëmijët që kanë origjinë nga familjet e shtrasave të ulëta dhe ku në shtëpi flasin vetëm gjuhën amtare, në shumicen e rasteve zotërojnë vetëm gjuhën e rrugës.

Natyrisht do të ishte më mirë, siç ndosh në landin e Vestfalisë, ku testohet kompetenca në mësimin e gjermanishtes jo vetëm tek nxënësit e huaj, por edhe tek vetë gjermanët, me qëllim që të njihen dhe evitohen defiçitet gjuhësore. Një masë e tillë është po aq pak diskrimunese sikundër edhe urdhëresa për të folur gjermanisht edhe në oborrin e shkollës. Vetëm ai, i cili e zotëron gjermanishten mundet të inkuadrohet në jetën shoqërore gjermane. Kjo pikëpamje duhet zhvilluar jo vetëm tek emigrantët, por edhe në landet gjermane, ku shpesh kursehet pavend.