1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjykimi është dhënë përpara përfundimit të zgjedhjeve!

DW18 Mars 2006

Udhëheqja bjelloruse reagon e indinjuar ndaj akuzave të perëndimit mbi zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vend

https://p.dw.com/p/ArMB
Bjellorusia në prag të zgjedhjeve presidenciale
Bjellorusia në prag të zgjedhjeve presidencialeFotografi: picture-alliance/ dpa/dpaweb

Një ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi qeveria në vend ka reaguar me indinjatë ndaj akuzave nga perëndimi për shtypje masive të opozitës. "Ministria e punëve të jashtme në Bjellorusi është e shokuar që OSBE ka dhënë gjykimin e saj përpara ditës së zgjedhjeve dhe pa pritur vlerësimet e vëzhguesve të saj", thuhet në një deklaratë bërë publike sot në kryeqytetin e vendit Minsk, nga aparati shtetëror i presidentit Aleksandër Lukashenko. Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Europë kishte kritikuar një ditë më parë arestimet e kundërshtarëve të regjimit si dhe përpjekjet për frikësim nga pushteti shtetëror.

Duket qartë se perëndimi i ndjek zgjedhjet në ish-republikën sovjetike me paragjykime, thuhet në deklaratën zyrtare në Minsk. Kryetari i OSBE-së, ministri i jashtëm i Belgjikës Karel de Gucht, kërkoi një ditë më parë që qytetarët e Bjellorusisë të mund të votojnë në një atmosferë të çliruar nga frika. Kërcënimet e shërbimit sekret bjellorus se do të përndjekin pjesëmarrësit në tubimet elektorale të opozitës si terroristë, janë të "frikshme" dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me zgjedhjet e lira, është shprehur ministri i jashtëm belg.

Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso ka shprehur sot në Moskë shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit në Bjellorusi dhe ka kritikuar masat kundër opozitës. Edhe qeveria amerikane e ka paralajmëruar të premten rregjimin në Minsk ndaj ushtrimit të dhunës kundër demontruesve paqësorë. Kjo do të shkaktonte "një reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare", ka thënë një zëdhënës i ministrisë së jashtme në Uashington.

Presidenti Lukashenk,o në një fjalim në televizionin shtetëror të premten në mbrëmje, ka përforcuar synimin e tij për të shtypur që në embrion çfarëdo lloj proteste. Zhvillime të tilla si ato në Ukrainë në fund të vitit 2004 janë krejtësisht të përjashtuara ka thënë Lukashenko. "Nuk do të ketë puç shtetëror, as pushtime të institucioneve, rrugëve dhe shesheve", ka theksuar presidenti i Bjellorusisë. Policia e ndërhyrjes së shpejtë ka paralajmëruar me ushtrimin e dhunës përkrahësit e opozitës nëse do t'i përgjigjen thirrjes së saj për një tubim në shenjë proteste sot në mbrëmje, pra një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare.

Përgatitjet për zgjedhjet e së djelës gjatë ditëve të kaluara janë errësuar nga arrestimet e shumta të politikanëve opozitarë. Udhëheqja në vend i ka refuzuar hyrjen një numri vëzhguesish të OSBE-së ndër të tjera deputetë nga Gjermania, Polonia dhe Lituania.