1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Goditje e hidhur nga Detroidi për presidentin Bush

Daniel Scheschkewitz18 Gusht 2006

Pesë vjet pas akteve terroriste të 11 shtatorit qeveria amerikane i kishte lejuar Shërbimit Sekret Amerikan NSA që të përgjonte edhe pa vendim gjykate bisedat telefonike mes SHBA-ve dhe botës së jashtme, në rast se dyshohej se një prej bashkëbiseduesve mund të kishte lidhje me ndonjë organizatë terroriste

https://p.dw.com/p/Aqol
Pajisje përgjimi
Pajisje përgjimiFotografi: dpa - Bildfunk

Kundër këtij ligji ngritën padi disa organizata për të drejtat e njeriut si dhe disa gazetarë. Gjykata e Detroidit në shtetin e Miçiganit u dha atyre të drejtë. Duke arsyetuar vendimin gjykatësja tha, se ky program bie ndesh me të drejtën e lirisë së shprehjes së fjalës si dhe me mbrojtjen e sferës private.

Ministria e Drejtësisë e SHBA-ve u ankua menjëherë ndaj këtij vendimi duke e kaluar çështjen në instancën e dytë. Ministri i Drejtësisë, Alberto Gonzales tha: "Ne e dimë prej drejtuesve të shërbimeve sekrete, se ky program është shumë i efektshëm për përpjekjet tona për ta mbrojtur Amerikën prej armiqve të saj. Po ashtu ne kemi bindjen se ai është në përputhje me ligjet tona."

Deri në vendimin e instancës më të lartë vendimi i gjykatës së Detroidit nuk ka fuqi ekzekutive. Gjithësesi ky vendim është një goditje e hidhur për presidentin Bush.

Opozita e përshëndeti vendimin e gjykatëses, sepse, sipas shkeljet e kushtetutës janë në dëm të popullit amerikan. Edhe pesë vjet akteve terroriste të 11 shtatorit nuk është gjetur ende një strategji efektive për luftimin e terrorizimit.