1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gruevski: Maqedonia do të vazhdojë me përkushtim rrugën e reformave

F. Musliu26 Shtator 2006

Reagime në Maqedoni pas deklaratave të kancelares gjermane, Angela Merkel se nuk ka fillim të bisedim të anëtarësimit të kandidatëve të rinj në Maqedoni

https://p.dw.com/p/ArcL
Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski
Kryeministri maqedonas, Nikola GruevskiFotografi: dpa

Deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel, në forumin "Bertelsman" ku ka thënë se nuk do të ketë fillim të bisedimeve për anëtarësim të kandidateve të reja në BE, para se të tejkalohet kriza në Bashkimin Evropian rreth kushtetutës, ka zgjuar një interesim të veçantë në Maqedoni.

Kryeministri Nikolla Gruevski është shprehur se pa marrë parasysh deklaratat që vijnë nga Brukseli, Maqedonia me përkushtim do të vazhdojë t'i realizojë reformat dhe t'i përmbushë standardet që ka për obligim ndaj BE-së. Përfaqësuesi i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere dhe nënkryetarja e Qeverisë e ngarkuar për proceset eurointegruese, Gabriella Konevska-Trajkovska, me vlerësime të tyre kanë amortizuar në një mënyrë mesazhet e Brukselit që kishin të
bëjnë me ardhmërinë dhe zgjerimine Bashkimit Evropian.

Europërfaqësuesi, Ervan Fuere është i mendimit se deklarata e kancelares gjermane, Merkel dhe kryetarit të Komisionit Evropian, Barroso, nuk do të ndikojnë negativisht në dinamikën e anëtarësimit e Maqedonisë në BE. "Sa më shpejt që të zbatohen reformat, aq më shpejt do të fillojnë bisedimet midis Shkupit dhe Brukselit për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Por që të arrihet kjo është e nevojëshme që të kalojnë disa vite." ka deklaruar Ervan Fuere, ambasador i BE-së në Maqedoni.

Për nënkryetaren e Qeverisë të Maqedonisë, Gabriella Konevska-Trajkovska, deklaratat e Barrosos dhe Merkelit iu janë dedikuar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe jo shteteve kandidate. Nuk shpresoj që zgjerimi i Bashkimit Evropian të shndërrohet në një proces të mbyllur. Nuk është e drejtë që dikujt tia mohosh të drejtën për t'u anëtarësuar në BE. Kriteret për pranim nuk do të ndryshojnë dhe kjo është në të mirë të Maqedonisë, vlerëson Gabriella Konevska-Trajkovska. Ajo shpreson se prej 1. Janari të vitit 2007 kur me BE-në do të kryesojë Gjermania, procesi i zgjerimit me kandidate të reja do të merr një hov të madh.

"Nga kryesimi i Gjermanisë me BE-në, presim një impuls të ri në zhvillimin e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e reja. Gjermania do të duhej të shndërrohet në një katalizator i sistemit të zgjerimit të BE-së me shtetet e reja"- ka deklaruar Gabriella Konevska-Trajkovska.

Gjithnjë sipas saj, Bashkimi Evropian ka potencial që me sukses ta përfundojë çështjen e kushtetutës dhe më pas të merret me shtetet kanditate për anëtarësim në BE. Kryeministri Nikolla Gruevski është optimist se deri në vitin 2008 do të caktohet data e fillimit të bisedimeve midis Shkupit dhe Brukselit për anëtarësim e vendit në BE.