1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Grupi Negociator: Negociatat duhet të përfundojnë brenda 2006-s

B. Shehu4 Tetor 2006

Grupi negociator i Kosovës: Janë shteruar të gjitha mundësitë për arritjen e koncesioneve në bisedimet e deritashme teknike me autoritetet serbe.

https://p.dw.com/p/Arc7
Salla e negociatave në Vjenë
Salla e negociatave në VjenëFotografi: AP

Anëtarët e grupit negociator të Kosovës,thonë se, asnjë marrëveshje për çështjet teknike të diskutuara deri tash, në bisedimet e Vjenës nuk do të pranohet nga pala kosovare nëse fillimisht nuk arrihet marrëveshja përfundimtare për statusin e Kosovës.

Ekipi i unitetit është i bindur se zgjidhja e statusit të Kosovës do të përfundojë gjatë këtij viti, sepse sipas Prishtinës zyrtare Kosova nuk mund të bëjë me lëshime në qëndime.


Grupi negociator i Kosovës, sipas zëdhënësit të tij, Hyseni është i prerë në qëndimin e tij, se zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të përfundojë gjatë këtij viti, sepse çdo shtyrje e marrjes së vendimit për statusin e Kosovës do të prodhojë pakënaqësi tek qytetarët.

Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë të frikësuar së ndër qytetarët mund të ngriten tensione gjatë fazës së fundit të zgjidhjes së statusit kanë
kërkuar nga anëtarët e grupit negociator që t’u shpjegojnë nga afër qytetarëve tërë rrjedhën e deritanishme të bisedimeve. Këtë kërkesë grupi i unitetit e ka cilësuar serioze dhe ka vendosur që anëtarët e grupit negociator të udhëtojnë në rajone të ndryshme të Kosovës të bisedojnë me qytetarët në mënyrë që ata të jenë të informuar nga afër me rrjedhën e bisedimeve dhe veprimet e udhëheqësve të tyre.