1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

240309 Türkei Kurdistan

25 Mars 2009

Presidenti turk Gyl u shpreh gjatë rrugës për në Bagdad për Kurdistanin, sikur të ishte një gjë krejt normale. Për udhëheqjen turke kjo përbën një përdorim të ri gjyhësor dhe mund të jetë dëshmi e një politike të re.

https://p.dw.com/p/HJIy
Gyl dhe Talabani në Irak, me 23 marsFotografi: AP

Turqia dhe Iraku dëshirojnë t`i kundërvihen në të ardhmen bashkarisht rebelëve kurdë të PKK-së, që veprojnë në veri të Irakut. Për këtë ranë dakord Presidenti irakian Dschalal Talabani dhe ai turk, Abdullah Gül gjatë bisedimeve në Bagdad. Talabani, i cili ështe vetë kurd, u bëri thirrje luftëtarëve të PKK-së në rajonin autonom në veri të Irakut, që të dorëzojnë armët, ose të largohen nga vendi. Gyli u takua edhe me kryetarin e qeverisë të territorit autonom kurd, Nehiorvan Barzani. Vizita e Gylit ishte e para e një presidenti turk që prej 33 vjetësh. Në fjalimin e tij Presidenti turk përdori fjalën "administrata rajonale e Kurdistanit". Pyetjes së një reporteri, nëse kishte thënë "Kurdistan", Gyli ju përgjigj: "Çfarë duhet të thosha tjetër? Kështu thuhet në kushtetutën irakiane"

Eshtë hera e parë që një president turk përdor fjalën Kurdistan, kjo një thyerje e madhe tabuje. Ankaraja ka patur gjithmonë frikë se edhe përdorimi i kësaj fjale mund t´u vinte në ndihmë kërkesave të kurdëve për një shtet të vetin, i cili ndoshta mund të përfshinte edhe pjesë të Turqisë. Për këtë arsye kjo ngjarje hapi edhe faqet e të gjitha gazetave të vendit dhe ishte tema kryesore e stacioneve televizive. Gazetari i mirënjohur Rusen Cakir theksoi në lidhje më këtë:

"Edhe vetë fakti që ai tha "Kurdistan" është një pikë kthese mjaft e madhe. Sigurisht që kjo deklaratë do të shkaktojë edhe shumë kritika. Për shkak të zgjedhjeve, që pritet të zhvillohen, disa prej kritikave do të jenë me siguri më ekstreme, dhe disa të tjera më të rezervuara se zakonisht. Megjithatë unë jam i sigurtö se deklaratat e Gyl-it ishin diskutuar më parë me Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe lidhen ndoshta me politikën e ardhshme të shtetit."

Rëndësia e fjalëve, që përdori Gyl-i lidhen para së gjithash me sfondin e konfliktit në Kurdistan, i cili deri tani u ka kushtuar jetën rretj 35 mijë vetëve. Deri në vitet nëntëdhjetë në Turqi nuk flitej për kurdë, por për "turqit e maleve". Aktualisht mendohet se ndikimi i organizatës separatiste kurde PKK, po bie. Megjithatë PKK vazhdon të planifikojë dhe të ushtrojë akte terroriste nga veriu i Irakut.

Ka zëra, që thonë se Presidenti është i gatshëm të ndjekë çdo rrugë, për t`i dhënë fund terrorit në vend, pra edhe biseda indirekte me PKK. Vetë Gyl-i nuk dha sqarime për këtë. Një gjë mbetet e sigurt, përdorimi i fjalës Kurdistan prej Presidentit turk ka bërë të shpërthejë një diskutim, i cili do të zgjasë për një kohë të gjatë.

Autor: Ulrich Pick

Redaktoi: Angjelina Verbica