1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

280409 bayern münchen trainer

28 Prill 2009

Konferenca e parë e shtypit e trajnerit të përkohshëm të ekipit futbollistik të Bajernit, Hajnkes evidenton ambicie të konsiderueshme të tij.

https://p.dw.com/p/Hfuz
Njëri shkon, tjetri vjen: Klinsman ikën, Hajnkes merr stafetën
Njëri shkon, tjetri vjen: Klinsman ikën, Hajnkes merr stafetënFotografi: AP/dpa /picture-alliance / Montage

Jup Hajnkes (Jupp Heynckes) traineri i përkohshëm i Bajernit të Mynihut deri në përfundim të sezonit, tha se objektivi i tij është kualifikimi direkt i ekipit në Ligën e Kampionëve.

"Unë mendoj se duhet të përpiqemi dhe duhet të kemi si objektiv kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve. Një klub si Bajerni i Mynihut duhet të luajë vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve",

tha 63 vjeçari sot në konferencën e tij të parë për shtyp, si pasues në post i trainerit të larguar Jyrgen Klinsman. Përsa i takon shanseve të ekipit për titullin kampion, Hajnkes tha se

"aktualisht pesë ekipe e kanë këtë mundësi, por Volfsburgu ka shanset më të mira".

Hajnkes tha se ai do të jepte gjithë "forcën dhe energjinë e tij" në pesë ndeshjet e Bundesligës. Sot pasdite Hajnkes për herë të parë do të trainojë profesionistët e Bajernit. I pyetur për arsyet e pranimit të kësaj detyre në mes të sezonit, trajneri i ri i Bajernit u përgjigj:

"Unë mendoj se në 1987-n ishte shumë e rëndësishme për mua të trainoja një klub si Bajerni i Mynihut. Kjo ishte e rëndësishme edhe për karrierën time të mëvonshme ndërkombëtare si trajner. Dhe jam i mendimit se kjo është edhe një lloj përgjegjësie, edhe pse për mua personalisht është e pazakontë ta marr detyrën gjatë sezonit."