1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hapet me skandal ekspozita Madame Tussauds

Bernd Gräßler5 Korrik 2008

Të shtunën u hap në Berlin ekspozita e parë me figura prej dylli, Madame Tussauds. Vizitorët dhe opinioni në veçanti ishin të indinjuara për shkak të figurës së Adolf Hitlerit

https://p.dw.com/p/EWzg
Hija e një burri në vendin ku ndodhej pas "atentatit" figura prej dylli e Hitlerit
Hija e një burri në vendin ku ndodhej pas "atentatit" figura prej dylli e HitleritFotografi: AP

"Figura nuk është atje, atje ndodhet vetëm një bunker i zbrazët."

"Ajo ishte në të vërtetë figura e parë, por ajo mungonte."

"Aty ndodhe vetëm tavolina e zbrazët."

Figura prej dylli e Adolf Hitlerit
Figura prej dylli e Adolf HitleritFotografi: AP

Mungonte figura e Adolf Hitlerit. Ajo u hoq pak pas hapjes së ekspozitës, sepse vizitori i dytë ishte një lloj atentatori, i cili ja hoqi kokën figurës prej dylli të Hitlerit.

Vizitori i parë ishte dëshmitar okular i ngjarjes. "Si të them, në orën dhjetë u hapën dyert dhe më përshëndetën, sepse unë isha i pari në radhë. U ndala para figurës së Karl Marksit, kur erdhi vizitori i dytë, i cili kaloi në anën tjetër të tavolinës ku ishte figura e Hitlerit dhe bërtiti: "Kurrë më luftë", rrëzoi të gjitha rreth vetes dhe hodhi figurën nga karrikja."

Portret i Marie Grosholtz Tussaud e njohur si "Madame Tussauds" - Kabineti me figura dylli i ngritur prej saj është një prej atraktiviteteve më të mëdha të Londrës
Portret i Marie Grosholtz Tussaud e njohur si "Madame Tussauds" - Kabineti me figura dylli i ngritur prej saj është një prej atraktiviteteve më të mëdha të LondrësFotografi: picture-alliance/ dpa

Aktori i kësaj vepre është një 41 vjeçar nga Berlini, i cili më vonë u arrestua. Në ekspozitën Madame Tussauds prezantohen 75 figurat më të rëndësishme historike si politikanët Bismark, Adenauer, Honeker, Angela Merkel, Kemal Ataturk dhe luftëtarja kundër nazizmit, Sofie Sholl. Mirëpo, më e diskutueshmja ishte figura e Hitlerit, e cila ishte vendosur pak metra larg nga përmendorja e Holokaustit dhe zyra e kancelarit. Kundrejt kritikave të shoqatave hebrenje, politikanëve dhe histrorianëve, organizatorët argumentuan se Hitleri është paraqitur në figurën e një njeriu të thyer, pak kohë para kapitulimit dhe jo në pjedestalin e pushtetit.

Helmut Kohl dhe Gerhard Schroede prej dylli
Helmut Kohl dhe Gerhard Schroede prej dylliFotografi: AP

Menaxherja Susanne Keller pohon: "Figura e tij është e vendosur edhe në Londër, ku qëndron në një pozitë shumë më të madhe, që nuk krahasohet me këtë këtu. Këtu Hitleri është i ulur, si një njeri i thyer në moshë, që i numëron ditët e fundit."

Figura prej dylli e Karl Marksit
Figura prej dylli e Karl MarksitFotografi: AP

Menaxherja shpjegon se sipas një sondazhi të një instituti kërkimor, vizitorët kanë shprehur dëshirën të shohin figurën e Hitlerit. Për dallim prej figurave të Hajdi Klumit apo Peter Maffay, figura e Hitlerit nuk mund të fotografohet, por as kjo nuk ndihmoi. Figura e shtrenjtë 200.000 euro, mbi të cilën kanë punuar gati katër muaj rreth 20 bashkëpuntorë, do të mungojë për një kohë të gjatë. "Edhe mua më duket një figurë problematike. Por nuk më duket në rregull që për këtë shkak të prishet", thotë një vizitor.

Angela Merkel prej dylli
Angela Merkel prej dylliFotografi: AP

Mirëpo ky nuk është problemi i vetëm i ekspozitës Madame Tussauds. Ish - kancelari Helmut Kohl nuk është i kënaqur me figurën e tij dhe ka kërcënuar me ngritje padije në gjyq.