1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Haraçia dhe Kojadinoviq në prag të takimit në Beograd

Bahri Cani12 Gusht 2005

Për herë të parë, që prej përfundimit të luftës së Kosovës e deri më sot, në Beograd do të shkojë për vizitë zyrtare ndonjë ministër i Kosovës. Në kryeqytetin serb të hënën takohen ministri për kulturë, rinim, sport dhe çështje rezidente i Kosovës, Astrit Haraçia dhe miinstri serb i kulturës, Dragan Kojadinoviq.

https://p.dw.com/p/Aqj8
Dragan Kojadinoviq
Dragan KojadinoviqFotografi: AP

"Unë në pranverë e kam ftuar ministrin serb të kulturës Dragan Kojadinoviq për të vizituar Kosovën. Ai ka pranuar këtë ftesë, por për shkak të problemeve në subjektin e tij politik, kjo vizitë nuk u realizua. Më vonë më kanë pyetur nëse mund të shkojë në Beograd: jam përgjigju po, s'ka problem. Me 15 gusht do të shkojë në Beograd", thotë ministri kosovar për kulturë, rini, sport dhe çëshjte jorezidente, Astrit Haraçia i cili megjithatë nuk pret rezultate tepër të mëdha nga ky takim: "Nuk pres ndonjë rezultat të madh. Do të bisedojmë për kthimin e thesarit kulturor në Kosovë dhe çështjet me intertes reciprok. Njëherit edhe për kthimin e dokumenteve të artifakteve, të cilat janë marrë pas luftës".
Rezultate spektakolare nga takimi në Beograd nuk pret as ministri serb i kulturës, Dragan Kojadinoviq.
"Sinqerisht thënë nuk pres asgjë spektakolare. Pres fillimin e bisedimeve. Në prill të këtij viti me zotin Haraçia kemi shkëmbyer disa mesazhe dhe letra, ku të dy kemi shprehur dëshirën për takim dhe fillimin e bisedimeve. Kemi shumë punë të përbashkëta për të kryer: në radhë të parë kur është fjala për rindërtimin kishave dhe manastireve, të shkatërruara gjatë pogromit të marsit të vitit të kaluar", thotë Kojadinoviq.
Të dy ministrat shprehen me fjalë të zgjedhura për njëri tjetrin. Kojadinoviq shprehet e bindur për mundësinë e marrveshjes.

"Absolutisht. Kam pasur rastin që me zotin Haraçia të takohem edhe në Paris. Kemi shkëmbyer vetëm disa fjali, por kam përshtypjen se fjala është për një njeri të ri, i cili është shumë i gatshëm për bashkëpunim rreth gjërave që kanë të bëjnë me të dyja palët. Ai është i vetëdijëshëm se ky është shekulli XXI, ku duhet të jetojmë njëri pranë tjetrit, në qoftë se nuk mund të jetojmë së bashku. Mirëpo, patjetër duhet të bashkëpunojmë, ndërsa dialogu është zgjidhja më e mirë për të gjitha problemet. Ai është perspektiva e raporteve shqitparo- serbe", pohon ministri serb.
Mirëpo, në këtë takim do të trajtohen çështje tepër të rëndësishme për të dyja palët. Kojadinoviq në radhë të parë thekson rindërtimin e kishave dhe manastireve serbe, por nënvizon se mjetet e mbledhura nga konferenca donatore e Uneskos, e cila në Mai u mbajt në Paris, do të shfrytëzohen për rindërtimin e të gjitha objekteve fetare në Kosovë dhe jo vetëm për kisha dhe manastire ortodokse.

"Me këto mjete duhet bërë rindërtimi jo vetëm i objekteve ortodokse, por i të gjitha objekteve fetare. Kjo ishte edhe tema e konferencës së Uneskos në Paris. Nuk duhet bërë dallime, sepse vlera e objekteve fetare në Kosovë nuk i përket vetëm shqiptarëve apo serbëve, por shumë prej tyre janë edhe pjesë e thesarit kulturor evoprian dhe botëror", thotë Kojadinoviq.

Ndërsa Haraçia, përveç temës së rindërtimit të objekteve fetare, flet edhe për domosdoshmërinë e kthimit të thesarit kulturor kosovar, të marrë gjatë luftës së Kosovës. Megjithatë ai nënvizon se në Kosovë kaherë është duke u menduar dhe punuar, për rindërtimin e objekteve fetare të dëmtuara gjatë trazirave të marsit.
"Sa i përket rindërtimit të kishave dhe manastireve me patrijarkun Pavle kemi nënshkruar një memorandum mirëkuptimi. Pastaj kemi krijuar edhe një grup pesëanëtarësh pune, i cili është duku punuar edhe më tej. Me 10 të këtij muaji është i parashikuar botimi i tenderave të parë, për rindërtimin e tetë kishave dhe manastireve. Por këto tendere duhet të botohen edhe në Serbi dhe gazetat ndërkombëtare", thotë Haraçia.
Për rindërtimin e objekteve fetare ortodokse të dëmtuara gjatë marsit të vitit të kaluar, qeveria e Kosovës ka ndarë: "4,5 milionë euro të cilat janë të ndara për këtë qëllim. Është e parashikuar edhe me propozimin e presidentit që të ndahen edhe 1,2 milionë euro. Ndërkohë që nga konferenca e Uneskos deri tani kemi të garantuara 10 milionë euro".
Një prej problemeve më të mëdha për fillimin e rindërtimit të kishave dhe manastireve, deri tani ishte mungesa e gatishmërisë së disa përfaqëseusve të Kishës Ortodokse për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës. Prandaj ka pasur shumë paqartësi dhe vështirësi rreth përcaktimit të vlerës reale të objekteve të djeguar dhe dëmtuara. Haraçia thotë se pas memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar me patrijarkun serb, zotin Pavlle, gjërat kanë ndryshuar: "kemi pasur shumë probleme rreth inventarizimit të objekteve, sepse nuk kemi pasur casje. Komisioni është duke punuar, por ende nuk dihen shumat përfundimtare. Por dihet se rindërtim i 879 shtëpive serbe Kosovës i ka kushtuar 12 milionë euro", pohon Haraçia.
Ministri i kulturës, rinsë, sportit dhe çështjeve jorezidente, thotë se ndërkohë ka pasur edhe kontatke të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe.
"Kam vizituar manastirin e Deçanit, ku kam biseduar me Teodosijen dhe atin Sava. Kemi biseduar për të gjitha çështjet e rëndësishme, duke i falënderuar edhe hapjes së tyre ndaj Qeverisë", thotë ai.
Sa i përket mosmarrveshjeve të mëparshme rreth nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit, mes Qeverisë së Kosovës dhe disas përfaqësuesve të kishës, të cilët ishin kundër nënshkrimin të këtij dokumenti prej patrijarkut Pavlle, ministri serb i kulturës shpjegon: "Nuk ishte fjala për mosmarrveshje, por kur flasim për një punë kaq të madhe, kërkohet edhe një përpunim më i gjërë i çështjes. Këtu kishim të bënim me një memorandum të shkruar në gjysmë faqe. Pala serbe kërkonte që shumë gjëra të definohen deri në detaje, sepse fjala është për një punë shumë të ndjeshme dhe serioze. Në pyetje janë 150 kisha dhe manastire të kishës ortodokse serbe. Megjithatë marrveshja është nënshkruar dhe tashti duhet të shikojmë përpara".
Ministri Kojadinoviq nuk do të përgjigjet në pyetjen nëse ekziston mundësia që qarqe të kishës serbe, sërish të kundërshtojnë inkuadrimin e Qeverisë kosovare në rindërtimin e objekteve fetare ortodokse.
"Këtë çështje nuk do ta komentoja, por jam i bindur se edhe Kisha Ortodokse Serbe e ka kuptuar se kjo është një punë të cilën duhet të bëjmë së bashku. Kisha me të drejtë kërkon respektimin e faktit se ajo është pronare të këtyre objekteve, dhe pa pëlqimin e saj nuk duhet bërë asgjë. Ne të gjithë duhet të ulemi së bashku dhe të merremi vesh. Në këto bisedime do të jenë edhe përfaqësuesit e kishës. Të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjëshëm", thotë Kojadinoviq.
Të dy ministrat janë të gatëshëm për takim, por të dy janë edhe të vetëdijëshëm, se do të ketë edhe forca politike, të cilat do të mundohen ta politizojnë këtë takim.
"Unë nuk jam i interesuar për politizimin e kësaj çështjeje. Këtij takimi po i bëhen kualifikime të ndryshme, të skajshme. Por mua askush nuk mun të ma ndalojë që të kërkojë kthimin e pasurive të Kosovës", thotë Haraçia.
Ndërsa Kojadinovic i pyetur nëse ka frikë nga politizimi i takimit, përgjigjet: "Unë jam njeri në moshë dhe nuk kam frikë nga asgjë. Nuk duhet të kemi frikë nga bisedimet. Jam shumë i lumtuar që zoti Haraçia do të vie në Bograd. Dialogu ëshë rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve. Por pa pajtim dhe pa kthimin e njerzëve në shtëpitë e tyre, bisedimet janë të kota. Në qoftë se nuk kuptohet se në shekullin 21 nuk duhet të kemi terrorizën, armiqësi dhe luftëra, atëherë nuk na duhen as bisedimet. Jam i bindur se ardhmëria e fëmijëve tanë është që të jetojnë të paktën njëri pranë tjetrit, në qoftë se nuk mund të jetojnë së bashku, dhe jo të luftojnë kundër njëri tjetrit".
Ministri Haraçia është i bindur se do të ketë mbështetjen e Qeverisë dhe të faktorit ndërkombëtar.
"Në programin e Qeverisë sonë thuhet se dialogu me shtetet fqinje është një prej prioriteteve. Unë kam biseduar për këtë çështje edhe me kryeministrin, ndërkohë që Unmiku e ka përgatitur tërë logjistikën e vizitës. Kemi edhe mbështetjen e zyreve të të gjitha vendeve më të rëndësishme perëndimore, këtu në Prishtinë", thotë Haraçia.
Ndërsa Kojadinoviq dotë theksojë se: "për këto bisedime unë nuk kam kërkuar pëlqimin e askujt. Për këtë takim kam vetëm pëlqimin në parim të kryeministrit Vojisllav Koshtunica".
Sa i përket sigurisë gjatë kësaj vizite, Astrit Haraçia thotë se nuk ka kërkuar "garanca të posaçme", ndërsa Kojadinoviq shprehet se "si nikoqir i mirë, pres një mysafir të dashur. Jam i gëzuar që zoti Haraçia do të vie në Beograd".