1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hidhet guri i themelit për hidrocentralin gjigand në lumin Tigri në juglindje të Turqisë

Susanne Güsten6 Gusht 2006

Qeveria turke dha të shtunën sinjalin e startit për ndërtimin e digës gjigande për një hidrocentral në lumin Tigri në juglindje të vendit. Përfundimi i kësaj dige 1.820 metra të gjatë dhe 135 metra të lartë parashikohet për vitin 2013

https://p.dw.com/p/ArAM
Pamje nga qyteti mesjetar Hasankeyf me urën mbi Tigër ndëtuar në fillim të shekullit të 12-të
Pamje nga qyteti mesjetar Hasankeyf me urën mbi Tigër ndëtuar në fillim të shekullit të 12-tëFotografi: picture-alliance/dpa

Mijëra trupa sigurimi kishin ardhur për të ruajtur ceremoninë e hedhjes së gurit të themelit për digën në fshatin Ilisu, 50 km. larg kufirit me Sirinë. Në këtë zonë zhvillohen vazhdimisht luftime mes ushtrisë turke dhe grupeve të rebelëve të PKK-së.

Kryeministri Erdogan theksoi se ekonomia dhe industria turke po rriten me shpejtësi dhe vendi ka një nevojë në rritje për energji elektrike. Turqia do të bënte një gabim historik në rast se nuk i shfrytëzon burimet energjitike që ofron ngritja e digës mbi lumin Tigër.

"Në rast se nuk ia dalim që të mbulojmë nevojën për energji të industrisë sonë, atëhere makineritë nuk do të punojnë dot dhe prodhimi do të ndërpritet. Do të shkaktohet papunësi dhe rritja jonë ekonomike do të shkojë në një drejtim tjetër, ne do të humbasim gjithçka që kemi fituar."

Njëqind kilometra më larg, në qytetin historik Hasankëjf ishin mbledhur mijëra demonstrues nga i gjithë Anadolli Juglindor. Ata organizuan një koncert solidariteti kundër ndërtimit të kësaj dige, sepse prej liqenit të hidrocentralit do të përmbyten jo vetëm një numër fshatrash, por edhe pjesa e poshtme e qytetit mesjetar Hasankëjf. Rreth 10.000 njerëz do të duhet të zhvendosen dhe rreth 40.000 të tjerë do të humbasin tokat dhe kullotat.

Në koncertin dhe mitingun e protestët nuk ishin të pranishë, vetëm artistë turq me emër si Kardes Tüküler, por edhe kryetarët e bashkive të komunave të të gjithë këtij rajoni.

Demonstruesit nuk e panë kryeministrin por i dërguan atij një mesazh. Erkan Ajboga, drejtues i Lidhjes rajonale kundër digës thotë:

"Ai nuk duhet të marrë vendime për projekte pa pyetur njerëzit e këtij rajoni, sepse ky projekt buron prej një qeverie centraliste, e cila nuk përfshin në vendimmarrje komunat, OJQ-të dhe banorët e zonës."

Me protestën e tyre demonstruesit nuk iu drejtuan vetëm qeverisë turke, por edhe Evropës, sepse diga në Ilisu do të ndrtohet prej firmash gjermane, austriake dhe zviceriane.

"Gjermania, Austria dhe Zvicara janë vende ku janë në fuqi standrde të larta për ambientin dhe të drejtat e njeriut. Firmat nga këto vende duhet t'i respektojnë këto standarde edhe gjatë projekteve jashtë vendit. Në vendet e tyre këto firma as që mund t'i mendonin projete të tilla, kurse në Turqi duan që t'i zbatojnë ato për shkak të fitimeve." , thekson Erkan Ajboga.

Këtë muaj në Ilisu pritet të vijnë për inspektim ekspertët e bankave evropiane që do të sqarojnë çështjet e hapura në lidhje me planet për zhvendosjen e popullsisë dhe pika të tjera të diskutueshme. Vendimi i tyre pritet në vjeshtë.