1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Histori suksesi" - Samiti i Ballkanit Perëndimor

4 Korrik 2019

Anëtarësim ekonomik para hyrjes në BE? Në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier kërkon afrim më të madh ekonomik të Ballkanit me BE.

https://p.dw.com/p/3La2e
Polen Westbalkankonferenz in Poznan
Fotografi: picture-alliance/AA/O. Marques

Polonia është kundër vonesave të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Këtë e bëri të qartë edhe ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz, i cili u shprehur kundër shtyrjes që iu bë në qershor çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Czaputowicz është shprehur, se Polonia është e zhgënjyer për shtyrjen e çeljes së negociatave të anëtarësimit. "Popullsia (e rajonit) është proeuropiane, por një vonesë e proceseve të integrimit dhe ngritja e barrierave artificiale mund të ndryshojë qëndrimin e tyre", ka thënë ministri i Jashtëm polak për gazetën polake "Dziennik Gazeta Prawna" para Konferencës së Ballkanit që ka filluar në Poznan, Poloni vend që mban samitin e katërt të Ballkanit Perëndimor.

Polen Westbalkankonferenz in Poznan
Fotografi: Reuters/A. Gazeta

Edhe Rusia, Turqia dhe Kina po kërkojnë influencë në rajon, tha Czaputowicz, i cili takohet të enjten me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan. "Mendimi im është, ky është një qëndrim egoist, që nuk merr parasysh interesat më të gjera të Bashkimit Europian".

Polen Westbalkankonferenz in Poznan
Johannes Hahn me ministrin e Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz në PoznanFotografi: Reuters/A. Gazeta

"Histori suksesi"

Në Samitin e Poznanit marrin pjesë edhe përfaqësues nga ekonomia. Nga Gjermania, ndër të tjerë merr pjesë edhe Peter Altmeier, ministri gjerman i Ekonomisë, i cili është shprehur në kuadër të konferencës për integrimin më të fortë ekonomik të Ballkanit Perëndimor, edhe para anëtarësimit në BE, njoftojnë mediat gjermane.

Altmeier e cilësoi si "histori suksesi" Samitin e Ballkanit Perëndimor të filluar me procesin e Berlinit në vitin 2014."Qëllim i rëndësishëm mbetet rritja e aftësisë konkurruese të hapësirës rajonale ekonomike të Ballkanit Perëndimor dhe përgatitja hap pas hapi për sfidat e tregut të brendshëm europian." Vëllimi tregtar i Gjermanisë me vendet e Ballkait Perëndimor arriti në vitin 2018 në rekord të ri, 28,5 miliardë euro.

PK Ergebnisse der Steuerschätzung
Peter AltmeierFotografi: picture alliance/dpa/W. Kumm

Në Samitin e Poznanit, krahas krerëve të qeverisë e shteteve të Ballkanit Perëndimor merr pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Konferenca e Ballkanit Perëndimor mbështetet edhe nga Franca, Italia, Austria, e Polonia.

Në vitin 2014, Gjermania inicioi Konferencën e Ballkanit si "procesi i Berlinit" për të përgatitur këto vende për anëtarësimin në BE.

DW-Aktion „Wir sind Deutschland“ Lindita Arapi
Lindita Arapi gazetare, moderatore, autore, shkrimtare