1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Historia e konfliktit të Qipros

Daphne Antachopoulos21 Janar 2007

Sipas mendimit të shumë vëzhguesve, konflikti me Qipron është tepër sensibël dhe shumë i vështirë për t´u zgjidhur. Por me antarësimin e Qipros në BE, ky konflikt është kthyer në një problem të BE-së

https://p.dw.com/p/Ar97
Trupa ndërkombëtare në Qipro
Trupa ndërkombëtare në QiproFotografi: AP

Konflikti pengon edhe bisedimet për antarësim të Turqisë me BE-në. Turqia duhet të plotësojë protokollin e Ankarasë, pra t´i njohë të gjitha shtetet e BE.së dhe ta zgjerojë unionin kufitar për të gjitha këto shtete, pra edhe për Qipron. Në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, që fillon sot, do të bisedohet edhe mbi mundësitë e zgjidhjes së konfliktit të Qipros.

Qipro – 15 korril 1974. Gardistët kombëtarë greko-qipriotë bëjnë një puç kundër arkpeshkvit Makarios. Qëllimi i tyre është bashkimi i Qipors me Greqinë. Por minoriteti turk që jeton në Qipro, rreth 20 përqind e popullsisë nuk e pranon këtë gjë. 5 ditë më vonë Turqia hyn me trupat e saj ushtarake dhe pushton pjesën veriore të ishullit. Rreth 200.000 njerëz marrin arratinë nga nga jugu në veri e nga veriu në jug. Rauf Denktasch, udhëheqësi i i grupit greko-qipriot, e mbështet ndarjen e ishullit: „Në rast se kam thënë „Jo“ dhe konisderohem si kokëfortë, atëherë ndjehem i nderuar. E di se historia do të më japë të drejtë.“

Kombet e Bashkuara u përpoqën mbi dy dekada me rradhë për një zgjidhje të konfliktit – por pa sukses. Në vitin 1999 sidqoftë filluan përpjekjet e para të Greqisë dhe Turqisë për riafrim. Vetë qipriotët turq duan që konflikti të zgjidhet sa më parë dhe që edhe ata t´i afrohen BE-së, sigurisht edhe për shkaqe ekonomike.

Kombet e Bashkuara përfitojnë nga rasti dhe zhvillojnë një plan të ri për bashkim – të ashtuquajturin „Plani i Annanit“. Sipas këtij plani Qipro mund të kthehet në një federatë, që ndodhet brenda BE-së, por e dnarë në dy zona. Por ndërkohë që qipriotët turk e pranojnë planin e Annanit në fund të prillit 2004 nëpërmjet një referendumi, shumica e qipriotëve të jugut e refuzojnë atë.

Kritika e tyre kryesore është se me pranimin e këtij plani, ata pranojnë edhe pushtimin turk në ishullin e tyre. Përveç kësaj nuk u sqaruan disa çështje dëmshpërblimi: Jugu i pasur duhet t´i jepte ndihma financare veriut të varfër, deri sa edhe ai ta merrte veten. Ndërkohë shumë kritikues shtruan pyetjen se përse plani i Annanit lejon qëndrimin e rreth 40.000 ushtarëve turq në veri të ishullit, trupa këto të cilat qëndrojnë në terirotr të BE-së por nuk janë nga një shtet antar i tij?

Presidenti greko-qipriot Präsident Tassos Papadopoulos, nuk e mbështeti asnjëherë seriozisht planin e Annanit. Ai donte bashkimin, por jo në kushte të tilla, tha ai pas referendumit: „Unë u bëj të gjithëve thirrje që të bashkohen si vëllezër për të luftuar së bashku e për t´i kaluar të gjitha vështirësitë, që duhet të përballojmë në të ardhmen. Qipriotë grekë dhe turq, të gjithë meritojnë një fat më të mirë, një të ardhme të sigurtë për ne dhe brazt që do të vijnë. Jam i sigurtë, se do t´ja dalim mbanë.“

Për pjesën veriore të ishullit, bashkimi do të sillte vërtet përfitime të majme ekonomike, sepse veriu është i varur ekonomikisht nga Turqia. Por edhe politikisht, sepse vetëm Turqia e njeh atë si pjesë autonome e suvrane nga e drejta ndërkombëtare. Një javë pas referendumit mbi planin e Anananit, Qipro u antarësua në BE, ligjërisht i gjithë ishulli, por faktikisht vetëm pjesa jugore e tij.

Pas antarësimit në BE, pjesës veriore iu premtua ndihmë ekonomike, por deri tani nuk ka ndodhur ende gjë. Dhe konflikti i Qipros është një ndër porblmet kryesore në bisedimet për antarësim mes Turqisë dhe BE-së. Sepse Turqia mund të antarësohet në BE vetëm po e njohu Republikën e Qipros si shtet suvran.