1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hitcakeri epiqendra e përmbytjeve në Gjermani

9 Prill 2006

Zonat Verlindore të Gjermanisë po përjetojnë përmbyjtje siç quhen të shekullit. Mijëra forca të njësive të emergjencës janë duke punuar papushim për t´i bërë ballë nivelit të ujrave të lumit Elba që është në rritje. Madje niveli i ujrave e ka tejkaluar atë të katastrofës së përmbytjeve në vitin 2002.

https://p.dw.com/p/Ar0t
Vërshimet në Hitcaker
Vërshimet në HitcakerFotografi: AP

Qyteza hisotrike në Veri të Gjermanisë Hitcaker është vendi më i rrezikuar prej vërshimit të Elbës, qendra e qytetit është mbluruar nga uji. Të dielën kancelarja Angela Merkel vizitoi vet këtë zonë për t´u njohur nga afër me gjendjen e banorëve: "Vetëm mund të them, se njerëzit po qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. Gjatë fluturimit për të ardhur këtu krijon një përshtypje krejt tjetër për situatën e përgjithshme. Më bën mjaft përshtypje fakti që njerëzit solidarizohen me njëri-tjetrin", tha Merkel.

Kancelarja u siguroi mbështetje banorëve të zonave të prekura nga vërshimet. Kancelarja shoqërohej në vizitën e saj në Hitcaker nga kryeministri i Saksonisë së Poshtme, Kristian Vulf. Të dy politikanët bënë një fluturim rreth një orë mbi zonat e përmbytura. Ekspertët parashikojnë që në ditët e ardhëshme gjendja do të nisë të çtensionohet, pasi niveli ujrave do të ulet gradualisht. Sipas të dhënave të ministrisë së mbrojtjes vetëm gjatë ditës së dielë kanë qenë në aksion 1607 ushtarë dhe mbi 500 të tjerë kanë qenë gatishmëri. Ndërkohë që sipas organizatës së mjedisit Greenpeace vërshimet e sivjetme janë një tjetër dëshmi e faktit se ka nisur tashmë ndryshimi i klimës.