1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Humbja e SPD-se, disfate apo shans per Partine Socialdemokrate?

Hajnc Dylong / as23 Maj 2005

Landi i Nordrajn Verstfalise hoqi të djelën qeverine e fundit kuq e gjelbër. Zgjedhjet parlamentare i fituan me shumicë absolute Unioni Kristdemokrat (CDU) dhe Partia e Lirë Demokratike (FDP). Ky rezultat do të ketë pasoja, jo vetëm për vetë landin, që për nga popullsia është më i madhi në Gjermani, por edhe për krejt federatën. Qysh të djelën në mbrëmje, kryetari i Partisë Socialdemokrate (SPD), Franc Myntefering, dhe kancelari Gerhard Shrëder, bënë të njohur, se do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Analisti i redaksisë qendrore të Dojçe Veles për politikën gjermane, Hajnc Dylong, komenton:

https://p.dw.com/p/Ar3j

Rezultati nuk mund të ishte më i qartë: Koalicioni i qendrës së majtë mes socialdemokratëve dhe të gjelbërve nuk do ta qeverisë më landin e Nordrajn - Vestfalisë. Kristdemokratët dhe liberalët do të jenë tani ata, që do të ngrejnë qeverinë e re. Anketimet parazgjedhore e kishin paralajmëruar ditë më parë këtë rezultat. Kështu pra, për herë të parë mbas 39 vjetësh, kryeministri në Dyseldorf nuk do të jetë nga Partia Socialdemokrate.

Një katastrofë për SPD-në e Nordrajn Vestfalise, deri tani ky land ka qene bastion i socialdemokrateve. Shkaqet duhen kërkuar në Berlin. Shifrat e larta të papunësisë, defiçiti buxhetor, vështirësitë me sistemet sociale, të gjitha këto janë probleme që i kanë shqetësuar dhe trembur zgjedhësit.

Përgjigjet nga Berlini, e ashtuquajtura Axhenda 2010, vetëm sa sollën keqësim social. Ajo që ndodhi këtë fundjavë në buzë të Rinit dhe Rurit ishte vetem vazhdimi i rruges që kishte filluar që në zgjedhjet e mëparshme.

Nderkohe shefi i SPD-së, Franc Myntefernig, dhe kancelari Gerhad Shrëder, po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Një kërkesë e guximshme. Sepse, deri tani shanset që ato t'i fitojë koalcioni që qeveris aktualisht federatën, janë shumë të pakta. zgjedhjet ose do të forcojnë kancelarin dhe partinë nga brenda, ose do të shënojnë deshtimin e plotë të SPD-së.

Gjithsesi zgjedhjet e reja, i ofrojnë spd-së perspektivën, që të konsolidojë radhët. Sepse fushata elektorale nuk është moment i përshtatshëm për të bartur konflikte brendapartiake, të cilat do ta mbulonin spd-në mbas humbjes së zgjedhjeve të NRW, inkluzive përpjekjen për ta larguar kancelarin ose për ta detyruar atë që të ndërrojë kursin.

Për Unionin Kristiandemorkat e Kristiansocial tani mbetet që ky të emërojë një kandidat për kancelar. Deri tani duket se ajo do te jete kryetarja e Unionit Kristdemokrat, Angela Merkel. Për konkurrentë të tjerë nuk ka shumë kohë deri në vjeshtë, kur parashikohet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme te Bundestagut.

As Të Gjelbrit nuk do ta kenë të lehtë, mbas personalizimit që u bëhet tani fushatave elektorale, që të shkojnë në zgjedhje me në krye ministrin e jashtëm Joshka Fisher, figura e të cilit ka pësuar shumë humbje nga e ashtuquajtura aferë e vizave.