1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Humbje e madhe për Erdoganin

Baha Gyngyr6 Qershor 2008

Gjykata Kushtetuese Turke anullon ligjin e debatueshëm për mbajtjen e shamisë së kokës

https://p.dw.com/p/EEww
Hasim Kilic, kreu i Gjykatës Kushtetuese Turke shpall ndalimin e shamisë së kokës në institucione
Hasim Kilic, kreu i Gjykatës Kushtetuese Turke shpall ndalimin e shamisë së kokës në institucioneFotografi: AP

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese turke i kënaq ushtrinë dhe elitat kemaliste. Fetarët në qeveri dhe ekstremistët e djathtë që kanë bërë pakt me ta ziejnë nga inati. Përtej këtyre reagimeve duhet thënë se gjykata kushtetuese ka marrë një vendim korrekt. Përderia të mos këtë kushtetutë të re, ajo nuk mund të vendosë ndryshe. Në tre paragrafët e parë kushtetuta sanksionon si të paprekshme parimet laike të republikës, në bazë të veprës reformuese të themeluesit të shtetit Mustafa Kemal Atatürk.

Vendimi i ka treguar kufirin kryeministrit Rexhep Taip Erdogan. Fitoret e tij sensacionale në zgjedhjet e viteve të fundit i dhanë atij sigurinë, se mund ta ndryshonte Turqinë sipas përfytyrimeve të tij. 16,5 të gjithsej 42 Milionenë votuesve vendosën vitin e kaluar për arsye nga më të ndryshmet për AKP-në. Por konservatorët fetarë nuk kanë kartabiakën për ta bërë Turqinë një shtet, që drejtohet gjithnjë e më shumë sipas parimeve fetare.

Vitet e fundit shtohen shenjat se në vend të demokracisë parlamentare po synohet drejt një sistemi me orientim islamist. Nqs demokracia e llojit perëndimor keqpërdoret, për ta dobësuar atë me mjetet e saj dhe për ta hequr dikur fare, atëherë instancat demokratike kanë të drejtë të vetëmbrohen. Këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar gjykata kushtetuese dhe opozita laike.

Ndalimi i mbajtjes së shamisë në shkolla, institucione, ministri dhe parlament. Kështu është edhe në Gjermani. Dhe është korrekte, që universitetet si institucione publike të trajtohen po ashtu, si ato institucione, ku të diplomuarit me shami në kokë më vonë do të kërkojnë dhe do të gjejnë punë.

Por vendimi shkon përtej këtij konteksti. Sepse konsiderohet si shenjë për një tjetër proces në afrim: ndalimin e partisë qeverisëse AKP. Gjykata kushtetuese me vendimin e saj ka zmadhuar edhe rrezikun, që shoqëria e përcare turke të vihet para konflikteve të brendshme politike. Ushtria është një faktor prezent i pushtetit dhe rregullit dhe ajo mund të mos mëngojë të nisë në rast nevoje tanket kundër qeverive të zgjedhura. Këtë ajo e ka bërë disa herë në pesëdhjetë vjetët e shkuar. Prandaj shqetësimet e mëdha për stabilitetin e brendshëm të Turqisë janë me vend.