1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

I akuzuari për terrrorist në procesin e Hamburgut, Abdelghani Mzudi u la i lirë pas një deklarate të zyrës kriminale federale

Karsten Shmiser13 Dhjetor 2003

Qeveria amerikane ka reaguar ndaj lirimit të Mzudit

https://p.dw.com/p/Aqvz
Komentin e ministrisë amerikane të drejtësisë për lirimin e Mzudit mund ta përkthesh vetëm kështu: tek ne kjo nuk do të kishte ndodhur. Xhon Eshkroft, konservator i fortë dhe i njohur në të gjithë vendin si kryegjahtar i terrorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas fjalëve të tij është i zhgënjyer për vendimin e Gjykatës së Hamburgut, vendim që me sa duket ai e konsideron tepër liberal. Fatmirësisht ne kemi një sistem juridik, tha ai para shtypit në Uashington, i cili pyetjen për fajësinë dhe pafajësinë e të dyshuarve të vecantë e shtron njësoj si cështjen e mbrojtjes së sigurisë kombëtare. Kjo në një kohë kur vetë Eshkrofti, sic e vërteton herë pas here, në rast lëkundjeje vendos për këtë siguri, dhe jo për të akuzuarin. Gjë që në SHBA shkakton reagime të ndryshme, por sidoqoftë shumë emocionale. Rasti Mzudi është edhe për këtë arsye një nga temat e mëdha për shtypin amerikan. "Gjykatësi liron të dyshuarin për terrorizëm", shkruan përshembull Uashington Post, e cila e sheh para shkatërrimit të gjithë procesin dhe si rrjedhojë konsideron të mundur edhe anullimin e vendimit fajtor kundër Munir el Motasadekut, të dënuar me 15 vjet heqje lirie në shkurt të këtij viti. Dhe e gjitha kjo sepse autoritetet amerikane refuzojnë t'u japin gjyqeve protokollet e marrjes në pyetje të atyre që dyshohen si anëtarë të El Kaidës, kritikon "New York Times". Refuzimi i qeverisë amerikane për t'i vënë në dispozicion këto dokumente, sipas analizës së gazetës ka pasoja të mëdha jo vetëm në botën e jashtme, por edhe vetë në SHBA. Ajo hedh një hije të madhe përshembull në proceset gjyqësore kundër të dyshuarve si bashkëpërgjegjës për atentatet e 11 shtatorit, kundër Zaharias Musauit, proces i cili ka ngecur në vend prej muajsh, shkruan "Times". Musaui kërkon, deri tani më kot, deklarimin jemenitit të arrestuar Remzi Binalshib, i cili mbahet i arrestuar në një vend sekret që prej arrestimit të tij para më shumë se një viti, si gjoja nxitës i terrorit. Ky njeri mund të ishte edhe në rastin e Mzudit "personi informativ" vendimtar i zyrës federale kriminale, por vetëm "mund" të ishte. Besohet se qeveria amerikane, e cila sipas "Uashington Post"-it do t'i rezistojë edhe më tej shtimit të presionit për dorëzimin e protokolleve të marrjeve në pyetje, e shqetësuar për sigurinë kombëtare, thuhet zyrtarisht. Shumë madje druhen, se në administratën e Bushit, si reagim ndër të tjera ndaj lirimit të Mzudit do të punohet ndoshta më intensivisht se deri tani, që të arrestuarit në duart e amerikanëve të dalin para gjyqeve ushtarake ku priten më pak vështirësi. Midis të tjerash pra jo me pyetje për pohime të bëra në marrjet në pyetje dhe para së gjithash jo me pyetje për rrethanat konkrete kur ata janë marrë në pyetje.