1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

I konsideron presidenti rus të mira përdhunimet?

Horst Kläuser/Moskë20 Tetor 2006

Presidenti rus, Vladimir Putin ka shkaktuar rrëmujë të madhe me një shprehje për homologun e tij izraelit, Moshe Kacav. Kacavi është "burrë i fortë" dhe cdo njeri e ka zili atë për atë që ka bërë, thuhet se ka deklaruar Putini. Kjo në një kohë kur në Izrael, prokuroria po përgatit një aktakuzë kundër Kacavit.

https://p.dw.com/p/AqoI
Presidenti rus Putin dhe presidentja e Finlandës, Halonen në aeroportin e Helsinkit
Presidenti rus Putin dhe presidentja e Finlandës, Halonen në aeroportin e HelsinkitFotografi: AP

Komente zyrtare nga delegacioni izraelit ose nga qeveria nuk dëgjon. Por edhe sikur të jetë vetëm përafërsisht e vërtetë, ajo që ka thënë presidenti rus për akuzën për përdhunim ndaj presidentit izraelit, Moshe Kacav, shqetësimi duhet të jetë shumë i madh jo vetëm në Izrael, por edhe midis diplomatëve dhe para së gjithash grave në të gjithë botën.

Pas shënimeve të reporterit Andrej Kolesnikov të gazetës liberale të majtë "Kommersant", Vladimir Putini mendohet se ka thënë:"Përcillini presidentit tuaj përshëndetjet e mia. E ka treguar veten si burrë shumë të fortë. Dhjetë gra ka përdhunuar. Një gjë të tillë nuk e kam pritur prej tij. Na ka cuditur të gjithëve. Ne të gjithë e kemi zili atë."

Me sa duket Putini kishte menduar se mikrofoni pati qenë mbyllur. Kolesnikov, reporteri për Kremlinin tek gazeta Kommersant, megjithë komentet e tij shpesh shpotike dhe vëzhgimet e tij ka një kontakt të habitshëm te presidenti dhe mendohet se ka qenë reporteri i fundit në sallë, kur mbaroi koha e fotografimit në fillim të bisedimeve me kryeministrin izraelit Ehud Olmert dhe mikpritësin e tij. Heshtje e indinjuar nga izraelitët, përshkruan Kolesnikovi. Dhe për vete ai shkruan: ky ka qenë një nga momentet ku nuk i beson veshëve të tu.

Nëse shprehjet e tij janë riprodhuar saktësisht, mund të konstatosh se nuk është hera e parë kur Putini del jashtë rolit. Ai përdori, ndoshta si trashëgim nga koha si oficer i shërbimit të fshehtë, një gjuhë vulgare, e cila përdoret në ushtri dhe në burgje. Që në fillim të luftës së Cecenisë, Putini i kërcënoi terroristët se në rast nevoje ai do t'i eleminonte edhe në "hale". Një gazetari francez, i cili në takimin e nivelit të lartë BE-Rusi në vitin 2002 pyeti për trajtimin e myslimanëve në Ceceni, Putini i tha, atëherë ai kishte më pak se dy vjet në post, këto fjalë: ai mund të bëhet po të dojë mysliman dhe pastaj të lejojë ta bëjnë synet në Moskë- në një mënyrë të tillë që të mos i rritet më vonë asgjë tjetër.

Ky citat i Putinit nxjerr me sa duket në pah edhe qëndrimin e përgjithshëm të shumë burrave rusë përballë grave. Përdhunimet kallëzohen rrallë dhe thuajse kurrë nuk trajtohen si raste para gjykatave. Nëse trajtohen, atëherë akuzohen gratë se kanë faj. Dhuna ndaj grave, edhe në kuadër të bashkëshortisë, është tmerrësisht e lartë. Alkolizmi, një përfytyrim krejtësisht i vjetëruar për vendet e tjera për gruan dhe një miratim në heshtje e popullatës mashkullore për seksizmin, ua bëjnë ruseve të vështirë që t'i shpëtojnë klishesë se grave të bukura, e të gatshme gjithmonë. Përdhunimi- citati i Putinit ta bën të qartë këtë - me sa duket në Rusi konsiderohet si akt kavaljerësh, me sa duket edhe si akt heroik për të cilin mund të mburresh.