1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Identifikohen atentatorët në Madrid?

Bahri Cani16 Mars 2004

Janë shtuar të dhënat se sulmin terrorist në Madrid të Spanjës kanë kryer organizatat terroriste islamike, si përgjigje ndaj mbështetjes së ndërhyrjes ushtarake amerikane dhe britanike në Irak.

https://p.dw.com/p/ArI3
Pamje nga nje sulm i ETA-s
Pamje nga nje sulm i ETA-sFotografi: AP

Përvec Spanjës, këtë ndërhyrje kanë mbështetur ndër tjerash edhe Italia, Polonia, Shqipëria dhe Maqedonia. Gazeta 'El Pais', në numrin e sotëm njofton se autoritetet e Spanjës kanë identifikuar gjashtë marokanë të përzier në sulmin terrorist në Madrid. Përvec të arrestuarit Xhamal Sugam, të tjerët janë në arrati. Sugam, së bashku me dy marokanë dhe dy përsona nga India, është arrestuar vetëm dy ditë pas sulmeve të kryera terroriste. Dëshmia për arrestimin ishte një telefon i cili ishte planifikuar të aktivizonte një shpërthim tjetër, një ditë pas sulmeve në Madrid. Mirëpo, mekanizmi i shpërthimit ka dështuar. Sugam akuzohet edhe për lidhje me aktorët e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, kundër SHBA. Megjithatë edhe më tej mungon ndonjë konfirmim zyrtar për këto të dhëna. Ndërkohë radio e Spanjës njofton se ekspertët i kanë quajtur të vërteta dhe autentike incizimet, sipas së cilave Al Kaida merr përgjegjësinë për sulmet e kryera në Spanjë. Në këtë mënyrë hedhen poshtë spekulimet sipas së cilave pas atentatit qëndron organizata ETA, që qeverinë në Madrid e ka kushtuar me humbjen e pushtetit në zgjedhjet e të së dielës.