1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dax sackt auf Zweijahrestief

6 Shtator 2011

Rënia në tregjet e aksioneve ka marrë një të tatëpjetë të re: Dax ra në nivelin më të ulët prej dy vjetësh. Arsye janë të gjitha llojet e lajmeve, kryesorja janë të këqia.

https://p.dw.com/p/12Too
Rënie e Dax-it
Rënie e Dax-itFotografi: dapd

Indeksi gjerman i bursës DAX u përllogarit në përfundim të tregtimit ditën e hënë (05/09/2011) me 5246 pikë. Kjo ishte një rënie prej 5.2 për qind në krahasim me mbylljen e javës së kaluar, pra ditën e premte. Gjatë ditës në tregun e aksioneve barometri i bursës shënoi madje edhe 5208 pikë, niveli dyvjeçar më i ulët. Që prej nivelit të lartë në fillim të majit Dax ka humbur rreth një të tretën e vlerës.

Fytyra të brengosura në Frankfurt
Fytyra të brengosura në FrankfurtFotografi: dapd

Shumë shqetësime për tregtarët e bursës

Arsyet për ndjenjat vazhdimisht të këqia në mesin e investitorëve ishin të ndryshme. Nga njëra anë shqetësimet për gjendjen ekonomike dhe borxhet, sidomos në lidhje me Greqinë dhe Italinë. Një tregtare vuri në dukje, se megjithë blerjet masive nga Banka Qendrore Evropiane janë rritur sërish renditet për obligacionet e qeverisë italiane, pasi kryeministri italian Silvio Berluskoni e liberalizoi  paketën e tij të kursimeve. Vëzhgues tö tjerë të tregut thonë se raporti i publikuar të premten në lidhje me tregun e dobët të punës në SHBA i përforcon shqetësimet e investitorëve për një rikthim të ekonomisë më të madhe botërore në recesion. Kjo ndikon në tregun e aksioneve gjermane.

Deutsche Bank e fundit në radhë

Bie vlera e aksioneve të Deuzsche Bank
Bie vlera e aksioneve të Deuzsche BankFotografi: picture alliance/dpa

Një goditje veçanërisht e rëndë preku aksionet e Deutsche Bank. Ato humbën në vlerë dhe ishin më të dobtat në vlerën ditore të Dax-it prej 8.8 për qind dhe patën në treg një kurs prej 23,71 €. Në rrjedhën e shitblerjeve letrat arritën nivelin e tyre më të ulët që nga marsi 2009. Sfondi nuk ishin vetëm probleme të reja ligjore në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Drejtori ekzekutiv, Josef Ackermann, i cili foli në një konferencë në Frankfurt, prezantoi një tablo të zymtë të këtij sektori dhe bëri krahasime me situatën në vjeshtën e vitit 2008. Edhe aksionet e bankve të tjera pësuan humbje të rënda, duke përfshirë Euro Stoxx, Intesën italiane dhe grupin holandez ING.

Probleme dhe rënie patën edhe aksionet e koncerneve automobilistike Daimler dhe BMW, si dhe ato të koncerneve Infineon, ThyssenKrupp dhe Henkel.

Autor: Martin Schrader / Pandeli Pani (dpa, rtr)/

Redaktoi: A Verbica