1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Instituti Shqiptar i Mediave trainon gazetarët e jugut

Odise Kote13 Janar 2007

Tema: Integrimi Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Europian dhe roli i mediat në këtë proces

https://p.dw.com/p/ArZl
Nga dritarja e bunkerit
Nga dritarja e bunkeritFotografi: DW

Me financim dhe asistencë teknike të Bashkimit Europian, Instituti Shqiptar i Mediave trainon qëndrat kryesore të gazetarisë në Shqipëri si një domosdoshmëri në proces për ritme më të larta në Integrimin Europian të Shqipërisë. Roli tyre vlerësohet si mjaft i dobishëm në angazhimin e gazetarëve e mediave në procesin e informimit, të
publikut me legjislacionin europian, të raportimit të ecurisë së proceseve integruese e përmbushjes së detyrave të marëveshjes së Asocim-stabilizimit, dhe të investigimit të veprimtarisë së pushtetit lokal e qëndror.


Integrimi Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Europian dhe roli që duhet të luajnë mediat si një nga faktorët e rëndësishëm të këtij procesi, ka qënë dhe tema e një trainimi treditor që Instituti Shqiptar i Mediave ka organizuar me gazetarët e rajonit jugor të Shqipërisë. Një nga drejtuesit e këtij Instituti, juristi Dritan Bushati e shikon mjaft të dobishëm angazhimin e gazetarëve e mediave në procesin e informimit, të publikut me legjislacionin europian, të raportimit të ecurisë së proceseve integruese e
përmbushjes së detyrave të marëveshjes së Asocim-stabilizimit, dhe të investigimit të
veprimtarisë së pushtetit lokal e qëndror.

……………………….
Por mbi të gjitha në këtë process një rëndësi të dorës së parë merr informacioni mbi standartet dhe legjislacionin e B.Europian. Në këtë proces roli i mediave dhe gazetarëve është mjaft i ndjeshëm dhe me vlerë për shkak të mungesave të shumta e një tradite të pakët.

Shqipëria ka hyrë tashmë në një process të pakthyeshëm drejt rrugës së integrimit në familjen e madhe europiane. Shoqëria shqiptare jo e gjitha është e përgatitur për rrugëtim që në vetvete përmban edhe sfidat e mëdha të kohës. Pikërisht në këtë ecje
përpara, media e gazetarët kanë rolin e tyre kyc për të ndikuar ndihmuar në ritmet e integrimit, jo vetëm si një detyrë profesionale, por dhe si një mision kombëtar që duhet kryer.