1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Integrimi fillon që në çerdhen e fëmijëve

Marcus Bösch6 Prill 2006

Që prej ngjarjes brutale që ndodhi në një shkollë fillore në Berlin, tema mbi dhunën dhe izolimin e fëmijëve në shkollat gjermane ka ndezur debate të zjarrta mbi mënyrën e veprimit me fëmijët e huaj. Përpara se të shkojnë në shkollë fëmijët kanë kaluar disa vite në çerdhe apo në kopësht. Si është situata për fëmijët e huaj në këto kopshte?

https://p.dw.com/p/Ar0v
Fëmijët duke dëgjuar leximin e përrallave
Fëmijët duke dëgjuar leximin e përrallaveFotografi: Bilderbox

Lagja Köln-Dünnwald mund të ndodhej fare mirë në Detin e Veriut. Hapësira pafund dhe pyej të të gjelbër e karakterizojnë këtë vend, në të cilin rrugët mbajnë emra si "Rruga e gjelbër e lopave" apo "Pranë priftit të bardhë". Menjëherë pas stacionit të autobusit ndodhet një çerdhe për fëmijë. Anke Huland është drejtoresha e këtij istitucioni me 105 fëmijë. 78% prej tyre janë të huaj.

"Shumë fëmijë 3 vjeçarë nuk dinë të flasin gjermanisht. Por në rajonin tonë ky fenomen është ndërkohë normal" - tregon ajo.

Por megjithatë, detyra kryesore e kësaj çerdheje nuk është mësimi i gjuhës gjermane. Huland ka zhvilluar një program, në bazë të të cilit i kushtohet vëmendje e veçantë zhvillimit të çdo fëmije që ndodhet aty. Një ndër pikat e këtij programi është trejnimi i gjuhës dhe përjetimi i saj. Por ky program është për të gjithë fëmijët dhe jo vetëm për ata që janë të huaj, shpjegon drejtoresha Huland. Sidoqoftë shumica e fëmijëve rrjedhin nga prindër turq, polakë apo rusë. Në shumicën e lagjeve të tilla gjermane, ndodhin pothuajse përditë akte të dhunshme mes të rinjve. A dallohen tendenca të tilla që tek femijët 3 vjeçarë? Drejtoresha Huland shpjegon:

"Nuk mund të them nëse tendeca për dhunë dallohet që në moshë kaq të vogël. Një analizë e tillë është e pamundur."


Motoja e çerdhes së fëmijëve është :"Trajto çdo njeri ashtu siç do të trajtohesh vetë". Kjo fjali qëndron e shkruar në një pllakatë të madhe kartoni që varet në hyrje të korridorit.

Në grupin numër 1, në të cilin punojnë edukatoret zonja Hengs dhe zonja Lesser, duket sikur kjo moto funksionon pa probleme. Fëmijët sapo kanë mbaruar mëngjesin dhe po luajnë me lodra druri. Rregullat vlejnë për të gjithë fëmijët njësoj, shpjegon Huland:

"Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë zhvillimit të fëmijëve dhe përgjigjes së pyetjes `Nga vi dhe a ndjehem mirë?`."

Por kjo është një temë e vështirë sepse numri i edukatoreve ka mbetur i njëjtë që prej vitesh ndërkohë që sasia e punës është shtuar. Nga 28 fëmijët që do të shkojnë në klasë të parë këtë vit, 21 prej tyre duhet të mësojnë më parë gjermanisht. Kjo është një punë e vështirë për edukatoret, sepse numri i fëmijëve të huaj në këtë çerdhe sa vjen e po shtohet çdo ditë.

"Volumi i punës sonë është rritur. Do të ishte mirë, sikur të gjenim disa njerëz që mund të na mbështesin në mënyrë finaciare për ta përballuar më mirë situatën" thotë Huland.

Një fillim i mirë do të ishte krijimi i grupeve më të vogla me fëmijë dhe punësimi i disa pedagogëve në çerdhe. Edhe masa të tjera mbështetëse do t´i bënin mirë lagjes Köln-Dünnvald, sepse ndonëse shumë njerëz e quajnë këtë lagje geto, ky është një vend i bukur dhe i gjelbër.