1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Integrimi i romëve në Evropën Juglindore

Eberhard Nembach2 Shkurt 2005

Në kryeqytetin bullgar Sofje filloi sot konferenca ndërkombëtare për integrimin e pakicës rome në shoqëri. Konferenca mbështetet nga Banka Botërore. Tetë vende të Evropës juglindore duan që në dhjet vitet e ardhshme të krijojnë kushte më të mira jetese dhe punësimi për rreth gjashtë milionë romë. "Parimi themelor i demokracisë shkilet nëse grupe të mëdha mbeten mbrapa në zhvillim", tha në fjalimin e tij kryeministri bullgar Simeon Sakskoburgotski. Qeveritë e Bullgarisë, Hungarisë, Cekisë, Kroacisë, Maqedonisë, Sllovakisë, Serbisë dhe Malit të Zi si dhe Rumanisë duan të luftojnë diskriminimin e romëve në shoqëritë e tyre. Para fillimit të kësaj konference Eberhard Nembach qëndroi në Rumani d

https://p.dw.com/p/ArFF
Pamje nga festa e nje familje rome ne Sarajeve
Pamje nga festa e nje familje rome ne SarajeveFotografi: AP

he Hungari dhe sjell një reportazh për jetën e përditshme të romëve atje.

Fëmijë romë lozin mes plehërave dhe pluhurit të cimentos afër lagjes së tyre të banimit në periferi të kryeqytetit rumun Bukuresht. "Natyrisht që shkoj në shkollë", pohon njëri prej tyre. Por shoku i tij pranon se shumicën e kohës ik nga mësimi për të pastruar shishet e vjetëra. Të tjerët shkojnë për të mbledhur mbeturinat e hekurit. Ato ua shesin pastaj romëve të pasur të cilët përmes këtij shfrytëzimi mund të financojnë shtëpitë e bukura në periferi të qytetit.

Në mesin e grupeve të romëve ka shumë pak solidaritet. Kjo është një prej arsyeve pse nuk kanë përfaqësim politik, nuk kanë lobi. Për një prej Organizatave të pakta sociale të romëve në lagjen e pluhurosur të banimit, ku nuk ka më as rrymë, punon motra medicinale Florika Petre. Rryma tani vjedhet nga banorët të cilët kanë shtrirë kabllot nëpër rrugë deri tek transformatori shpërndarës. Gjithashtu edhe kushtet higjienike janë katastrofale, thotë Florika:

"Këtu ka shumë lloje sëmundjesh. HIV, Hepatit dhe para së gjithash Tuberkuloz. Në spital njerëzit duhet të paguajnë shumë shtrenjtë për kurimin e tyre pasi që atyre nuk u sqaron askush se janë të siguruar dhe duhet të trajtohen pa pagesë. Romët diskriminohen gjithandej pamarrë parasysh se ku shkojnë", sqaron Florika.

Ata fëmijë romë që shkojnë në shkollë rrahen shpesh nga të tjerët. Në dimër atyre u mungojnë rrobat e ngrohta. Para për fletore e lapsa poashtu nuk kanë. Pa arsimim ata mbeten të varfër dhe të papunë njëjtë si prindërit e tyre. Si shumica e rreth gjashtë milionë romëve në Evropën Juglindore. Shumica prej tyre jetojnë në Bashkimin Evropian si në Hungari dhe Sllovaki. Dhe qindëra mijëra romë të tjerë në Bullgari prej vitit 2007 do të jenë qytetarë të Bashkimit Evropian:

"Bashkimi Evropian ne nuk ka sjell asgjë", thonë gratë rome të cilat duhet të kthehen për një rrogë sa për të mbajtur shpirtin gjallë në rrugët e kryeqytetit bullgar Sofje. "Ky është një program i ri punësimi. Më parë ne jemi respektuar shumë më tepër", thotë një tjetër. "Romët kanë punuar edhe në fabrika. Tani me shkollimin që kemi bërë mund të kryejmë vetëm punët më të ndotura", sqaron ajo.

Romët janë humbës të modernizimit. Të paktë janë ata romë që arrijnë të ulen në bangat e Universitetit dhe po ta kenë arritur këtë nuk duan t`ia dijnë më për origjinën e tyre. Një rast i kundërt është Silvia e cila studion politikën sociale në kryeqytetin e Hungarisë. Ajo angazhohet në mënyrë aktive për të drejtat e romëve situata e të cilëve do të përkeqësohet edhe më shumë përmes zgjerimit evropian, sic thotë ajo:

"Besoj që hendeku mes romëve të varfër dhe shoqërisë shumicë do të bëhet edhe më i madh. Andaj shtetet duhet të marrin përsipër më tepër përgjegjësi dhe të nxjerrin romët nga vartësia e ndihmave sociale. Besoj që në këtë drejtim mund të kontribuojnë shumë edhe organizatat joqeveritare dhe shoqëria civile", sqaron Slivia.

Ajo vjen nga një lagje e varfër e romëve në verlindje të Hungarisë. Ndërkohë kjo studente tani është shembëlltyrë atje për shumë fëmijë romë. Ata duan tani të mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë dhe më vonë të kenë një punë më të mirë sesa prindërit e tyre.