1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Irani dhe Arabia Saudite në një mendjeje për çështjet qendore të fesë

Peter Philipp5 Mars 2007

Takimi mes presidentit iranian Ahmadinexhad dhe mbretit të Arabise Saudite në Riad tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, sepse ky ishte një takim konkurrentësh në këtë rajon

https://p.dw.com/p/Aqmn
Mbreti Abdullah dhe presidenti iranian Ahmadinexhad
Mbreti Abdullah dhe presidenti iranian AhmadinexhadFotografi: AP

Arabia Saudite e cila dominohet prej sunitëve është aleate e ngushtë e SHBA-ve, kurse Irani, i dominuar prej shiitëve është kundërshtar i deklaruar i SHBA-ve. Në fund të takimit 8-orësh u tha se Irani dhe Arabia Saudite janë të një mendjeje sa përket çështjeve qendore të fesë.

A do të ketë bisedime të drejtpërdrejta mes Uashingtonit dhe Teheranit? Të shtunën, më 3 mars, u duk se në frontet e ngrira mes Iranit dhe SHBA po ndodhte dicka. Zëdhënësi i MPJ të Iranit Mohammad Ali Hosseini tha se, Teherani ka marrë disa oferta për bisedime të drejtpërdrejta me SHBA për të ardhmen e Irakut. Të dielën (4.3.) ky deklaroi se ende nuk është e qartë, nëse Republika Islamike e Iranit do të marrë pjesë në konferencën për Irakun, që pritet të zhvillohet më 10 mars në Bagdad.

Në lidhje me këtë konferencë të shtunën më 02 mars presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad bëri për herë të parë një vizitë në Arabinë Saudite ku u takua me mbretin Abdullah. Ky ishte një takim konkurrentësh në këtë rajon. Arabia Saudite e cila dominohet prej sunitëve është aleate e ngushtë e SHBA-ve, kurse Irani, i dominuar prej shiitëve është kundërshtar i deklraruar i SHBA-ve. Pikërisht për të gjitha këto vizita e Ahmadinexhadit ne Riad tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare.

Irani dhe Arabia Saudite janë të një mendjeje sa u përket çështjeve qendore të fesë. Ky ishte të paktën mesazhi që solli pas takimit me mbreti e Arabise Saudite Abdullah ne Teheran presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad. Biseda e tyre per gjendjen ne Irak, Palestine dhe per gjendjen ne Liban, zgjati rreth tetë orë. Sipas deklaratës se Ahmadinexhadit ata pas kesaj bisede kishin rënë dakord për një formulim të përgjithshëm, sipas së cilit ata bashkarisht duhet t'u kundërvihen përpjekjeve të armikut për të përçarë botën arabe.

Deri tani të krijohej përshtypja sikur Arabia Saudite e akuzonte Iranin se nxiste përpjekjet separatiste te sekteve myslimane, sepse Teherani mbështet në Liban hizbollatë shiito-islamikë, ne Palestinë Hamasin, dhe ne Irak shiitët që kanë ardhur në pushtet pas përmbysjes se Sadamit. Në të tri këto raste duket se Irani e lënë në bisht Arabinë Sauditem e cila në Liban mbështet qeverinë e Fuad Siniorës. Në Palestinë Arabia Saudite angazhohet për t'u dhënë fund mosmarrëveshjeve mes Hamasit dhe Fatahut. Kurse në Irak Riadi pëpiqet t'u vijë në ndihmë sunitëve.

Në të gjitha këto raste pra Riadi e konsideronte Teheranin si pengesë. Riadi ka frikë se ndryshimi i raporteve në Irakun, ku dikur sundonin sunitët, mund të ketë pasoja për shiitët në bregun perendimor të Gjirit Persik përfshi edhe Arabinë Saudite.

Këto probleme dhe shqetësime nuk pritet të kenë marrë fund pas bisedës 8-orëshe të presidentit iranian. Por të paktën ata bënë përpjekje për të përmirësuar klimën e marrëdhënieve reciproke në prag të takimit që parashikohet të zhvillohet në Bagdad mes Irakut dhe vendet fqinjë edhe me praninë e SHBA-ve.