1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ish çiklisti profesionist Dietz pranon marrjen e dopingut

Arnulf Boettcher22 Maj 2007

Ai konfirmon akuzat e bëra kundër ekipit te Telekomit

https://p.dw.com/p/AsIO
Duke bërë analizat e dopingut
Duke bërë analizat e dopingutFotografi: AP

Si i pari ish ciklist i ekipit të Telekomit çiklisti i dikurshëm profesionist Bert Dietz, pohoi të hënën në mbrëmje në emisionin "Beckman", që transmetohet në kanalin e parë televiziv ARD, se ka marrë vetë doping duke ngarkuar kështu mjeket e ekipit Lothar Heinrich dhe Andreas Schmid. "Lothar Heinrich dhe Andreas Schmid", tha Dietz duke iu pergjigjur pyetjes së Beckmanit, se cilet kanë qenë mjekët, me të cilët ai ka biseduar.

Masaxhiatori i mëparshem D´Hont i kishte fajësuar mjekët nga Freiburgu një herë në një libër demaskues, se kanë bashkëpunuar në një doping me organizim të gjerë. Dietz nga vitet 1994 dhe 1998 ka qenë çiklist i ekipit paraardhës të T-Mobile, Telekom dhe ka konkuruar në këtë kohë së bashku me fituesin e Tour de France 1997, Jan Ullrich.

Mjekët Heinrich dhe Schmid, të cilët u suspenduan nga T-Mobile në fillim të muajit pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria e Freiburgut i kanë dhënë instruktimin për përdorimin e mjetit të dopingut EPO. Pyetjes së moderatorit Reinhold Beckman, në se mjeket e ekipit kanë urdheruar përdorimin e EPO, apo ia kanë ofruar atij, Dietz iu përgjigj: "Ata e kanë ofruar, por natyrisht në një formë, ku në fakt secili e dinte, nëqoftëse nuk e marr tani ndoshta në fund të vitit do të jem me rezultate aq të këqija në ekip, saqë kontrata ime të mos shtyhet."

"E gjithë situata në çiklizëm, e specifikuar gjithnjë e më shumë te ekipi i Telekomit, që ne kemi më shumë presion se më parë, që ne deri në pranvere përshembull duhet të sjellim rezultate. Dhe nqs duam të dalim të paret, atëherë ndoshta duhet ta provonim këtë mjet. U shpjegua me te madhe se çfarë pasojash, çfarë efektesh sekondare, çfarë rreziqesh ekzistojnë."

Praktikën e marrjes së xhilperes Dietz e shpjegon kështu. "Në fillim ke natyrisht drojë. Askush nuk i bën vetes gjiilpërë. Megjithese gjilpëra jepet nën lëkurë, pra si një gjilpërë që bën një diabetik, në lëkurën e barkut. Që dikur e mëson, edhe nga infermierët për të shmangur kërkimin e përhershëm të dhomave."

Akuza të tilla kishte ngritur më parë masaxhiatori i ekipit D´Hont, i cili ka punuar nga viti 1992 deri 1996 te ekipi i Telekomit. Belgu tregon në një libër, që tek ekipi Telekom jepej në mënyre intensive dopingu i gjakut EPO, për të shtuar koncidionin. Akuzat drejtohen edhe kundër Ulrich dhe kapitenit të mëparshëm të ekipit, Bjarne Riis, si dhe kundër menaxherit të atëhershëm, Walter Godefroot.

Në Tour de Francë 1996 fituesi Riis dhe i dyti Ullrich duhet të kishin marrë doping. Ullrich deri tani i ka kundërshtuar të gjitha akuzat për doping. Edhe të dy mjeket e ekipit, që akuzohen, kundërshtojnë akuzat, por nuk kanë ndërmarrë deri tani hapa për të ngritur ndonjë padi kundër d´Hontit. Një komision i jashtëm hetimi po shqyrton mundësinë e përzierjes së mjekëve dhe të klinikës universitare.

38 vjeçari Dietz arriti njërin prej sukseseve më të medha të tij me një fitore në turin e Spanjes Vuelta në vitin 1995. Dy vjet më parë Dietz kishte dalë kampion i amatorëve të Gjermanisë. Pas angazhimit të tij në ekipin e Telekomit ai kaloi 1998 në ekipin e Nürnbergut. Në tetor 2000 pa pjesëmarrjen e tij në Tur de France Dietz përfundoi karriren e tij aktive.