1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Islamistët që sundojnë në Iran shijojnë lojën teatrale kundër pjesës tjetër të botës

Islam Spahija29 Prill 2006

Kriza e grindjeve rreth problemit të programit atomik iranian është një nga temat që ka nxitur shumë komentenë shtypin gjerman. Kjo është tema me të cilën merret edhe pasqyra e sotme e shtypit gjerman.

https://p.dw.com/p/ArqC
Gra iraniane duke luajtur futboll në stadiumin Ararat në Teheran, 28 prril 2006
Gra iraniane duke luajtur futboll në stadiumin Ararat në Teheran, 28 prril 2006Fotografi: AP

"Osnabrücker Zeitung" shkruan se raporti i Agjensisë Ndërkombëtare për Energjine Atomike nuk lë mundësi për dyshime apo spekullime: Irani mbetet i ashpër në kursin konfrontues rreth çështjes së grindjes nukleare. Islamistët sundimtarë në Iran shijojnë lojën teatrale kundër pjesës tjetër të botës. Me tonin e ashpër që merr nga zorri bashkësia ndërkombëtare tregon, se i ka ardhur shpirti në majë të hundës. OKB nuk duhet të lejojëtë provokohet më nga ana e Iranit. Përndryshe, programi atomik i Iranit do të jetë rrezik për gjithë Lindjen e Mesme, të pasur me gaz për të cilin edhe vetë shtetet e industrializuara evropaiane kanë uri të madhe energjitike. Kjo do të ishte një skenari frikshëm. Prandaj rrugë tjetër përveç rritjes së presionit kundër Iranit nuk ka.

Gazeta "Rheinische Post" shkruan, se grindja atomike me Iranin po kalon në një raund tjetër. Por tani po bëhet më serioze. Irani ka injoruar kërkesat e Këshillit të Sigurimit që të ndalojë pasurimin e uranit. Irani, po detyron institucionin më të lartë ndërkombëtar të bjerë në pozicionin e lutjes, megjithëse e dise sidoqë të jetë kjo organizatë botërore e ka humbur prestigjin. Nëse Irani nuk ndryshon qëndrimin, OKB duhet të ndërmarrë masa ndëshkuese për të detyruar Iranin të rimendojë pozicionin aktual. Por kjo njëherë përnjëherë nuk po duket. Rusia dhe Kina janë duke zhvilluar një lojë figurative duke përfocuar interesat e tyre ekonomike. Si pasojë do të ketëndërhyrjen amerikane sepse SHBA-të e shohin rrugëdaljen në një intervenim pa marrë aprovimin e OKB-së për të.Arsyetimi amerikan thotë se bashkësia ndërkombëtare është dëshmuar e paaftë për të zgjidhur problemet akute në kohën e duhur. Kjo nuk bie ndesh mesynimin amerikan që të provojë edhe një herë rrugën diplomatike. Kjo e gjitha nuk është alibi, sepse askushnuk mund të akuzojë qeverinë e Bushit se nuk kaprovuar mjetet paqësore. Sanksionet do të ishin rruga më e mirë, mendon komentatori i kësaj gazete të Düsseldorfit.

Gazeta "Leipziger Volkszeitung" shkruan se një pozicion unik brenda Këshillit të Sigurimit nuk ekziston, por gjithshtu shumë pak ekziston edhe në mes trojkës evropiane dhe Rusisë e Kinës. Edhe sanksionet nuk e dëmtojnë Iranin, sepse ka vite që ky vend jeton nën restrikcione. Prandaj mbetet opcion iushtarak. Ndërkohë edhe në Uashtington po rriten dyshimet sa i përket ndërhyrjes ushtarake. Strategjia kontraproduktive e ndjekur nga ana e Bushit për ndërrimin e regjimeve është një nga shkaqet e thjeshta për këmbënguljen e Iranit në programin atomik.

Për gazetën "Thüringener Allgemeine" presidenti iranian është duke i vënë me vetëdije zjarrin konfliktit,sepse ai e di se Këshilli i Sigurimit është si një instrument pa dhëmbë. Për fuqinë me të drejtë vetoje, Rusinë, Irani është jo vetem një klient i mirë përteknologjitë atomike, por edhe një partner i mirë përtregtinë e armëve. Ndërsa Kina ka nevojë për gazin iranian. Të dyja këto dy fuqi mbrohen nga presioni pë rvendosjen e sanksioneve ekonomike. Në këtë konstelacion Irani, e sheh veten të pasulmuar, madje edhe nëse kërcënohet nga vetë OKB-ja.