1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ivanoviç: Projekti i zotit Ahtisari është diçka që nuk na ka befasuar

Bekim Shehu3 Shkurt 2007

Reagojnë serbët e Kosovës pas paraqitjes së planit të ndërmjetësuesit ndërkomëbtar, Marti Ahtisari

https://p.dw.com/p/ArZ2
Oliver Ivaniviç
Oliver IvaniviçFotografi: AP

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, kanë kritikuar planin e ndërmjetësit ndërkombëtar, për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ai nuk është i drejtë për faktin që plani se trajton padrejtësisht në mënyrë të barabartë serbët me pakicat e tjera.

Udhëheqësi i listës serbë për Kosovën, Oliver Ivanovic është shprehur: Projekti i zotit Ahtisari është diçka që nuk na ka befasuar. E kemi ditur në çfarë drejtimi do të shkojë. Në aspektin politik, ky plan le hapësirë për vlerësime të ndryshme, ka thënë Ivanovic. Decentralizimi dhe krijimi i komunave të reja serbe që parashihet në plan, nuk mund të jetë kompensim për pavarësinë e Kosovës, kanë kritikuar serbët e Kosovës.

Megjithatë përfaqësuesit e serbëve mendojnë se dokumenti i Ahtisarit do të pësojë ndryshime nga konsultimet që do të mbahen në shkurt, para se plani të dërgohet në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Çështja tjetër është se dokumenti e përjashtin sovranitetin e Serbisë dhe fjalën pavarësi, thotë Oliver Ivanoviç. Ai thotë se ky plan do të përpunohet dhe do të jetë më i qartë kur do t'i dorëzohet Këshillit të Sigurimit, por nuk beson, se kjo do të ndodhë shpejt, pasi kjo nuk është e mundur nëse të dyja palët, shqiptarët dhe serbët, nuk janë të gatshëm për bisedime.

Sipas Ivanoviç autoritetet e Beogradit në këto momente kanë porbleme me krijimin e qeverisë, dhe derisa të formohet qeveria, Olover Ivanoviç thotë se nuk do të ketë bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.